Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të bëjë maksimumin për të shmangur një rritje eventuale të tarifave të energjisë elektrike.
Rizvanolli ka thënë se ende është herët të flitet për ndryshimin e tarifave, por ka siguruar se institucionet do të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe kompetencat për të parandaluar shtrenjtimin e energjisë.


