Analisti Lirim Mehmetaj ka deklaruar në Debat Plus se Lëvizja Vetëvendosje, gjatë kohës sa ishte në opozitë, konsiderohej si opozitë e fortë, por nuk kishte ofruar një alternativë konkrete qeverisëse.
Sipas tij, VV-ja në atë kohë paraqiste ide të përgjithshme, si rritja e prodhimit vendor, hapja e fabrikave dhe rritja e eksporteve, por pa ofruar një program konkret se si do të qeveriste vendin.
Mehmetaj ka thënë se tani që VV-ja është në pushtet, po dëshmohet se nuk kishte pasur ide të qarta qeverisëse.
“Sot e kësaj dite, Vetëvendosje përshkruhet si një opozitë e fortë, por kurrë alternativë qeverisëse nuk ka pasur. Ose ka pasur ide abstrakte, të tipit: duhet ta rrisim prodhimin, të ndërtojmë fabrikat tona, në mënyrë që të mos blejmë nga jashtë dhe t’i shtojmë eksportet. Sot, kur është në qeveri, kemi dokumentimin më të mirë se Vetëvendosje nuk ka pasur ide qeverisëse”, ka deklaruar Mehmetaj.
