Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rizaj: Inteligjenca Artificiale shumë shpejt do të na e ndryshojë jetën thellësisht

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 21:24
Rizaj: Inteligjenca Artificiale shumë shpejt do të na e ndryshojë jetën thellësisht

Eksperti i teknologjisë, Darsej Rizaj, ka paralajmëruar se Inteligjenca Artificiale (IA) do të sjellë ndryshime të mëdha në jetën e njerëzve, veçanërisht në tregun e punës dhe në ekonominë globale.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Rizaj është ndalur te rreziqet që mund të sjellë zhvillimi i shpejtë i Inteligjencës Artificiale, duke theksuar se shoqëria duhet të përgatitet për pasojat që mund të ketë zëvendësimi i punëtorëve nga teknologjia.

“Na duhet me mendu çka ka me ndodhë me njerëzit që fillojnë me humbë punën për shkak të Inteligjencës Artificiale, ku kanë me shku ata njerëz, qysh kanë me u pagu”, tha Rizaj.

Ai ka vlerësuar se humbja e vendeve të punës për shkak të automatizimit mund të ndikojë edhe në zinxhirin ekonomik global, duke e bërë të domosdoshme krijimin e rregullave dhe masave të reja.

“Zinxhiri ekonomik global fillon me u lëkundë dhe me këtë lëkundje duhet me fillu edhe rregullativa të reja, masa të reja”, është shprehur ai.

Rizaj ka theksuar se një nga çështjet më të rëndësishme ku duhet të përqendrohet shoqëria është edukimi, në mënyrë që njerëzit të përgatiten për ndryshimet që do të sjellë Inteligjenca Artificiale.

rizajartificialeinteligjenca

Të ngjashme

Çfarë duhet të bëni me paratë tuaja në epokën e Inteligjencës Artificiale?

Çfarë duhet të bëni me paratë tuaja në epokën e Inteligjencës Artificiale?

16:04

Më shumë nga Lajme

  • 22:16Roja ushtarake i qorton me zë të lartë sekretarin Hegseth dhe zyrtarët pas të qeshurave
  • 22:14KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
  • 22:07Hoti: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj veteranëve amerikan
  • 21:53Sylaj: Kërcënimet me sulme kibernetike që i marrim si shtet mund t`i ndajmë me BE-në
  • 21:53Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës