Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rastet me infeksione virale, qytetarët këshillohen për kujdes në ushqim dhe hidratim

GD
Gazeta Demos24 gusht 2025 në 09:04
Rastet me infeksione virale, qytetarët këshillohen për kujdes në ushqim dhe hidratim

Specialisti në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, Rushit Ismajli, bëri të ditur se ka një rritje të lehtë të rasteve me infeksione virale që shoqërohen me të vjella, barkqitje dhe temperaturë.

Ismajli tha se shumica e pacientëve nuk kanë nevojë për infuzione, por për terapi të thjeshtë dhe rehidrimi.

“Gjithmonë kemi pasur raste kur kemi pasur infeksion, kryesisht janë me virus që shoqërohen me temperaturë, të vjella, me barkqitje. Për fat të mirë, kemi një lajm që kemi vaksinën kundër këtyre viruseve që në të ardhmen do ta zvogëlojnë këtë situatë. Mirëpo ajo që vjen deri te situata e infuzioneve është më shumë praktikë mjekësore, është më shumë që është në mendësinë e njerëzve sesa që kanë nevojë të vërtetë. Shumica kanë nevojë për një terapi të thjeshtë, rehidrim të zakonshëm dhe kalohet situata”, tha Ismajli për EO.

Ai sugjeron kujdes të shtuar në ushqim, veçanërisht në konsumimin e produkteve jashtë shtëpisë, duke përmendur se janë shtuar rastet me shenja të lehta helmimi.

“Zakonisht janë vjella dhe barkqitje, të cilat nëse nuk janë të shpeshta, nuk janë shqetësuese, sepse nuk shkaktojnë shenja të dehidrimit. Nëse kanë tharje të gojës, marramendje, ne bëjmë ekzaminimin e shtypjes së gjakut, të rrahurat e zemrës, por në shumicën e rasteve kanë dehidrim të lehtë dhe mesatar, për të cilën e bëjmë këshillimin tonë. Zgjasin tre- katër ditë maksimalisht. Nëse kanë vjella, barkqitje, ta menaxhojnë vetë në shtëpitë e tyre. Ne nuk tentojmë ta ndalim të vjellat, sepse nuk është e dobishme. Ne çka bëjmë është rehidrimi. Ato lëngje që i humbin përmes të vjellave dhe barkqitjes i rikthejmë në rrugë natyrore, përmes marrjes së mjaftueshme të lëngjeve”, tha mjeku.

Ismajli tha se infuzionet shpesh kërkohen pa pasur nevojë reale, pasi mungojnë shenjat e dehidrimit serioz.

“Është një numër më i madh i pacientëve që kërkojnë vizitë mjekësore, por ne jemi të përgatitur për çdo rast, bëjmë trajtimin e duhur. Më shumë jam për këshilla. E di që qytetarët kanë shumë dëshirë të marrin infuzionet, por në shumicën e rasteve nuk kanë nevojë, sepse nuk kanë shenja të dehidrimit. Diçka shqetësuese që kam vërejtur kohët e fundit është ushqimi jashtë shtëpisë dhe po vijnë me shenja të helmimit, por nuk janë dramatike. Shërohen me një terapi të thjeshtë, janë elektrolitë që merren. Nëse pinë sasi të mjaftueshme të ujit, supë, çaj, kalohet situata dhe shumë shpejt do ta ndiejnë veten mirë. Duhet të kujdesen shumë në ushqim, të konsumojnë sasi të duhur të perimeve, të larta me ujë të rrjedhshëm dhe të freskët. Njëjtë është edhe për fruta. Të mos konsumojnë kripë, vaj dhe brumëra”, tha tutje Ismajli./EO

Më shumë nga Lajme

  • 14:38Ramadani: Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë e Manastirit të Deçanit, kjo është një arritje serioze
  • 14:31“Bllokada është skandaloze, duam shtet që të krenohet Evropa”
  • 14:21Rama: “Lule Gjelat” e paskan nis ditën me atë që e bëjnë më së miri me SHPIF!
  • 14:17“Shteti po shpërbëhet para syve tanë”, Berisha: Duhet të reagojmë, VV do sërish zgjedhje
  • 13:55LBK: Ministër, mjaft më me pompozitetin që dëmton prodhuesit vendorë