Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rashiq: Qeveria e Kosovës më e gatshme për Asociacionin pas fitores së Listës së Studentëve në Serbi, njohja të lihet anash përkohësisht

GD
Gazeta Demos8 nëntor 2026 në 18:22
Rashiq: Qeveria e Kosovës më e gatshme për Asociacionin pas fitores së Listës së Studentëve në Serbi, njohja të lihet anash përkohësisht

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka folur për fitoren e Listës së Studentëve në Serbi dhe për efektet që do të ketë përmbysja e pushtetit të Vuçiqit në raportet me Kosovën dhe për vetë komunitetin serb në Kosovë.

Rashiq ka thënë për Gazetën Express se është optimist sa i përket Listës Studentore dhe pozicionit të tyre ndaj Kosovës. Ai thekson se të paktën me ta do të ketë komunikim, gjë që s’ka ndodhur me pushtetin e Vuçiqit.

“Së pari që të kuptohemi është ende herët, sepse ende nuk është krijuar Qeveria as nuk e dimë bashë saktë se kush janë përgjegjës në cilën fushë të veprimit sa i përket Listës Studentore. Më herët kam theksuar se kemi dhënë përkrahje për Listën Studentore pa rezervë. Ne po përpiqemi që të vendosim sado pak që kemi mujt të kontribuojmë në atë drejtim, të vendosim një strukturë më normale, në kuptimin që të kemi njerëz më normal me të cilët mund të bisedojmë dhe të ringjallet dialogu. Në këtë aspekt më në fund fituam, sepse Vuçiqi dhe diktatura e tij ka qenë agresive dhe na ka sjellë më shumë se disa herë në pozita të këqija. Por megjithatë në të ardhmen do ta kemi një qasje ndryshe. Me Listën Studentore më së paku që mund të bëhet në të ardhmen është një bisedë paqësore, intelektuale, racionale që do të shohim se në cilin nivel të komuninimit do të na sjell”, ka deklaruar Rashiq.

Ministri i Qeverisë së Kosovës shprehet i gatshëm për bashkëpunim me Qeverinë e ardhshme në Serbi, duke thënë se është mund t’i ndihmojë ata fillimisht për të zbardhur keqpërdorimet e mundshme të fondeve që kanë ardhur nga Serbia.

“Unë e kam ofruar dorën e bashkëpunimit, sepse po supozohet që ka shumë dyshime që fondet e Serbisë janë keqpërdorur këtu, unë po dyshoj që kanë ndodhur shumë raste të larjes së pareve. Në veçanti nga ata njerëz që përfaqësojnë veten si përfaqësues të Listës Serbe. Ka supozime që projektet që janë financuar në sistemin e Kosovës kanë mundur të keqpërdoren ose duplifikuar sa i përket aspektit teknik dhe administrativ dhe në atë formë kanë punuar në shpërlarje të parave. Ky do të jetë elementi i parë që kam ofruar ndihmë sepse Kosova gjithmonë ka qenë transparente dhe çdo projekt është mbështetur me ligje e procedura, por në anën tjetër nuk kemi pasur një gjë të tillë”, shton Rashiq.

Për aspektet e tjera, Rashiq thotë se mund të bisedojë me Listën e Studentëve, qoftë për çështje të mëdha politike apo edhe për të vogla.

“Elementet e tjera ku ka nevojë për bisedë apo bashkëpunim të mundshëm për qëndrime politike jemi të gatshëm të bisedojm me këdo. Sikur kemi qenë të gatshëm deri tani për cilin element politik, i madh apo i vogël.Unë jam optimist në kuptimin e Listës Studentore në të ardhmen dhe përfaqësimin e tyre dhe besoj se mund të komunikojmë. Me Vuçiqin një gjë të tillë nuk kemi pasur”, ka theksuar ai.

Përmbysja e Vuçiqit në Serbi, Rashiq thotë se do të rezultojë edhe me një liri më të madhe tek serbët e Kosovës kur do të vijë koha e zgjedhjeve.

Sipas tij, sa ka qenë Vuçiqi në pushtet çdo herë në fushata zgjedhore ka pasur kërcënime, presione e shantazhe. Ai pret që me ardhjen e Listës së Studentëve në pushtet në Serbi, që të ketë nivel më të lartë të demokracisë tek serbët e Kosovës, ku serbët e Kosovës do të jenë më të lirë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

“Absolutisht. Unë shumë raste kam treguar. Por deklarimet e para të Listës Studentore është se nuk do të ndikojnë vrazhdë apo t’i orientojnë nga një strukturë, por do të fuqizojnë e ndihmojnë një pluralizëm politik në Kosovë tek komuniteti serb për të përzgjedhur ata vetë përfaqësuesin e tyre. Për mua është shumë domethënëse për mua për të gjithë ne që jemi njerëz racional e që jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me krejt spektrin politik në Kosovë e jashtë Kosovës. Po pres që edhe BE që ta marrin rolin edhe një her në procesin e stabilizimit të marrëdhenieve dhe të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe jam shumë më optimist se do të mundësohet një nivel më i lartë i demokracisë te serbët e Kosovës, që të përzgjedhin përfaqësuesit e vetë dhe të jetojnë pa presione, pa shantazhe pa kërcënime, siç kemi pasur gjithmonë në fushata parazgjedhore dhe kjo ka ndikuar që 70% e votave për Listën Serbe”, thotë Rashiq. 

Për Dialogun e Brukselit për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi dhe qëndrimit të Listës së Studentëve për pavarësinë e Kosovës, Rashiq në këtë intervistë oër Gazetën Express tregon një propozim të tij, ku çështja e njohjes apo mosnjohjes të lihet anash për momentin dhe ndërkohë bëhet progres sa i përket marrëveshjeve që janë të pazbatuara mes dy vendeve. Teksa elaboron idenë e tij, Rashiq thotë se çështja e njohjes mund të vijë pak para hyrjes në BE të dy vendeve. 

Ai thotë se s’ka nevojë që në negociata të vendoset një element që mund të pengojë palët që të ulen në tavolinë. 

“Ndonjëherë tek ne ndoshta në mënyrë më ekstreme shiqohet njohja ose mosnjohja. Unë po besoj që në mes të dy elementeve ka shumë gjëra që mund të bëhen për stabilizimin e marrëdhenieve. Kemi disa marrëveshje që s’janë implementuar ende. Ka shumë elemente që shkojnë në favor të një stabilizimi dhe bashkëpunimi. Unë çka kisha propozuar e që besoj ta kem rastin që të tregojë që njohja ose mosnjohja të mbetet si element i cili është anash, është aty por nuk diskutohet në këtë moment. Të punojmë sëpari për zbatimin e atyre marrëveshjeve që kemi pasur dhe tek pastaj kur vjen çështja që të ecim bashkë te Bashkimi Evropian kjo çështje mund të rregullohet pak ma herët. Tani për tani nuk ka nevojë që të qitet një element që mund të na largojë nga tavolina e bisedimeve.Duhet të shkohet hap pas hapi, jo si deri tani me SNS-in partinë e Vuçiqit. Por me një racionalizëm, me një vetëdije të situatës dhe gjendjes reale në terren dhe që të vazhdohet me përfaqësuesit serb të Kosovës që të diskutohet në procesin e negociatave të Brukselit apo cilindo proces tjetër që mund të dalë si i ri apo si vazhdimësi e proceseve”, thekson Rashiq ekskluzivisht për Express. 

Për temën e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Rashiq thotë se është obligim dhe si i till nuk zhduket. Pas ndryshimit politik në Serbi dhe rënies së Vuçiqit, që Rashiq thotë se mund të cilësohet edhe si “revolucion”, ai mendon se edhe Qeveria e Kosovës do të jetë më e gatshme për të themeluar Asociacionin. Rashiq potencon se varet vetëm nga ajo se kur dëshiron të veprojë Qeverisë së Kosovës. 

“Shiqo, është një obligim si çdo pikë që është brenda marrëveshjeve dhe nuk mund të zhduket, ato janë në tavolinë dhe vetëm varet prej nesh se kur do të veprojmë në atë drejtim. Konsideroj që Qeveria e Kosovës, ku edhe unë jam pjesë e saj, besoj që është më e gatshme tani, në një moment edhe pothuajse revolucionar apo historik, ku mund ndoshta marrëdheniet mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrijnë një nivel pak më ndryshe. Sipas meje, ky është momenti kur të gjithë ne duhet të japim kontributin dhe të jemi të armatosur me durim, tolerancë dhe bashkëkuptim”, ka përfunduar Rashiq

kosovësrashiqserbi

Të ngjashme

Profesori amerikan: Zhvillimet në Serbi mund të shtojnë angazhimin e SHBA-së në dialogun me Kosovën

Profesori amerikan: Zhvillimet në Serbi mund të shtojnë angazhimin e SHBA-së në dialogun me Kosovën

08:24
Karateistët e Kosovës kthehen me shumë medalje nga Stambolli

Karateistët e Kosovës kthehen me shumë medalje nga Stambolli

18:33
Zvicra ndër tregjet kryesore të eksporteve të Kosovës, 92.2 milionë euro për dhjetë muaj

Zvicra ndër tregjet kryesore të eksporteve të Kosovës, 92.2 milionë euro për dhjetë muaj

17:34
Musliu alarmon për kushtet në Policinë e Kosovës: Policët detyrohen të punojnë edhe taksistë e kamarierë

Musliu alarmon për kushtet në Policinë e Kosovës: Policët detyrohen të punojnë edhe taksistë e kamarierë

23:07

Më shumë nga Lajme

  • 18:41“171 mjekë u kthyen në Kosovë”, opozita dhe mjekët e sfidojnë Kurtin: Tregoni emrat!
  • 18:19Greva e punëtorëve të Infrakos, nesër ndërpritet qarkullimi i trenave
  • 18:03“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë
  • 17:54Aksion policor në Pejë – arrestohet një person, i gjenden armë zjarri dhe rreth 300 gramë marihuanë
  • 17:48Murtezaj: Situata e sigurisë në botë po ndryshon për të keq, Kosova në disa aspekte qëndron mirë