Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka emër”, ka deklaruar se po planifikohet një peticion dhe grevë për aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në Info Magazine në Klan Kosova, ai ka folur edhe për letrat e dërguara deputetëve të Parlamentit Evropian dhe zyrtarëve të tjerë të BE-së, lidhur me këtë çështje.
Ekskluzivisht në këtë emision, ai ka bërë të ditur edhe tri aktivitetet e ardhshme që po pkanifikohën të organizohen lidhur me vendimin në Hagë.
“Tri aktivitete, sonte do të jenë të ju ekskluzive. E para që do ta organizojmë është një peticion fizik brenda Kosovës dhe në diasporë, ku pretendojmë që t’i grumbullojmë afër 1 milion nënshkrime që t’i dërgojmë në Hagë, në Straburg dhe në Bruksel.”, ka thënë Tasholli.



