Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 15:05
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Listës së Studentëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të mbajtura të dielën.

Rashiq thotë se hapi i radhës do të duhej të ishte largimi i Listës Serbe nga politika, të cilën e cilësoi si mjet të ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Deri më tani, ata (Lista Serbe v.j.) kanë, punuar dhe kanë vepruar ekskluzivisht sipas urdhrave të cilët kanë ardhur qoftë nga Beogradi, qoftë nga Kopauniku. Por, më së paku çka do të mund të presim, ose unë e kisha pasur dëshirë që ta shoh njëherë në karrierën e tyre politike, që nga aspekti moral që ta bëjnë një veprim i cili do të ishte, sipas meje, largimi nga politika. Kështu unë besoj që është normale, por, nuk kisha thënë që ata e kanë një nivel të ndërgjegje morale, që ta ofrojnë dorëheqjen”, ka thënë Rashiq për Kohën.

Rezultati i zgjedhjeve të së dielës i dha fund pushtetit të Vuçiqit pas 12 vjetësh. Lista e Studentëve doli fituese dhe siguroi më shumë se gjysmën e votave.

Numrimi i votave në Serbi ende nuk ka përfunduar, mirëpo sipas projeksioneve të CRTA-s, organizatë që monitoron zgjedhjet, Lista e Studentëve ka fituar 52.45% të votave, e SNS e Vuçiqit 39.2%. 

Sipas Rashiqit, rezultati shënon fundin e një diktature të instaluar për më shumë se një dekadë. Ai pret që pushteti i ri të kontribuojë në normalizimin e Serbisë dhe në krijimin e marrëdhënieve më të mira me vendet e tjera të rajonit.

“Një fitore e madhe do të thosha, së pari po pres që të normalizohet mbi të gjitha shoqëria e Serbisë, dhe pastaj të vazhdohet me një prezantim politik, më të pjekur, më të moderuar, edhe në fund më paqësor sesa kemi pasur deri më tani dhe nuk pres që, establishmenti i ri, qoftë në qeveri, qoftë në shoqërinë e Serbisë, do të jetë në mënyrë kaq të mbrapshtë sikur që e kemi pasur deri më tani. Prandaj, e, besoj që rruga për demokraci po hapet duke përfshirë edhe mundësisë së bashkëpunimit më të mirë mes popujve në Ballkan”, ka thënë Rashiq. 

Nga partitë serbe nuk pritet të kalojë asnjë tjetër pragun zgjedhor prej tre për qind, përfshirë edhe atë që udhëhiqet nga Ivica Daçiq – SPS. Kjo parti, sipas CRTA-s, organizatë që monitoron zgjedhje në Serbi, ka fituar pak mbi 2 për qind.

Ndërsa koalicioni shqiptar ka siguruar dy ulëse. Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika

rashiqlistavuçiqit

Të ngjashme

Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën

Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën

14:54
Lista Studentore që fitoi në Serbi aspak më e mirë se pushteti i Vuçiqit, paralajmëronin se Pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohin kurrë

Lista Studentore që fitoi në Serbi aspak më e mirë se pushteti i Vuçiqit, paralajmëronin se Pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohin kurrë

22:40
CRTA: Lista Studentore fitoi 51.47 për qind të votave

CRTA: Lista Studentore fitoi 51.47 për qind të votave

21:57
Disfatë brutale për Vuçiqin: Studentët fitojnë bindshëm, sigurojnë 138 mandate sipas projeksioneve

Disfatë brutale për Vuçiqin: Studentët fitojnë bindshëm, sigurojnë 138 mandate sipas projeksioneve

21:51

Më shumë nga Lajme

  • 15:52Prokuroria del me detajet e fundit rreth rastit tragjik në Pejë
  • 15:51Shiroka Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë
  • 15:50Musliu-Shoshi kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit në Pejë
  • 15:49“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
  • 15:48“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!