Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 14:54
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret që pas fitores së Listës Studentore në Serbi të rifillojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve dhe që të dyja palët të përqendrohen në integrimet evropiane.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është pjesë e agjendës evropiane. Pres që kjo të jetë një ndër temat e para kur të formohet Qeveria e re në Serbi. Të rifillojë dialogu që ka ngecur prej një kohe”, thotë Rashiq për Radion Evropa e Lirë.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që nga viti 2011, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kushtëzon vazhdimin e tij në nivel të lartë politik me ekstradimin nga Serbia të Millan Radoiçiqit, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë.

Lista Studentore deri më tani nuk është deklaruar për Banjskën apo Radoiçiqin.

Qëndrimi i kësaj lëvizjeje politike, të dalë nga protestat studentore kundër korrupsionit në mbarë Serbinë, është se, sipas Kushtetutës, Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe se ajo do të veprojë në përputhje me të.

Para zgjedhjeve, disa kandidatë të Listës Studentore paralajmëruan se, ndër të tjera, do t’i rishqyrtojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut me Kosovën.

Sipas vlerësimeve preliminare, Lista Studentore ka fituar 52,65 për qind të votave, ndërsa Serbia e Bashkuar e ish-presidentit Aleksandar Vuçiq ka fituar 39,22 për qind.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me kërkesën për ta komentuar fitoren e Listës Studentore në Serbi, por ende është në pritje të përgjigjes.

Rashiq, nga ana tjetër, thotë se nuk mund të pritet që Lista Studentore të deklarohet publikisht kundër Kushtetutës së vendit të vet kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Cili përfaqësues politik apo pjesëtar i një lëvizjeje më të gjerë politike do të thoshte se nuk do ta respektojë ligjin dhe Kushtetutën? Kjo quhet ‘të luash në të sigurt’, kur nuk ke informacion të mjaftueshëm për t’u marrë më thellësisht me një temë. Por, përgjigjja qëndron te fakti se Lista Studentore është shprehur edhe në mbështetje të integrimeve evropiane”, thekson Rashiq.

Si përfaqësues politik i serbëve të Kosovës, Rashiq pret gjithashtu që të ndalet “keqpërdorimi” i parave dhe burimeve të tjera që vijnë nga Serbia.

Ai shpreson që pushteti i ri në Serbi të mos “ushtrojë presion” ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë, siç, sipas vlerësimit të tij, ka bërë Partia Përparimtare Serbe përmes Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, të formuar me mbështetjen e Aleksandar Vuçiqit.

Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë mandatet e rezervuara në Kuvend për komunitetin serb, ndërsa një mandat e fitoi partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.

Lista Serbe nuk është deklaruar pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e së dielës. /REL

studentorerashiqlista

Të ngjashme

Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika

Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika

15:05
Lista Studentore që fitoi në Serbi aspak më e mirë se pushteti i Vuçiqit, paralajmëronin se Pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohin kurrë

Lista Studentore që fitoi në Serbi aspak më e mirë se pushteti i Vuçiqit, paralajmëronin se Pavarësinë e Kosovës nuk do ta njohin kurrë

22:40
CRTA: Lista Studentore fitoi 51.47 për qind të votave

CRTA: Lista Studentore fitoi 51.47 për qind të votave

21:57
Disfatë brutale për Vuçiqin: Studentët fitojnë bindshëm, sigurojnë 138 mandate sipas projeksioneve

Disfatë brutale për Vuçiqin: Studentët fitojnë bindshëm, sigurojnë 138 mandate sipas projeksioneve

21:51

Më shumë nga Lajme

  • 15:52Prokuroria del me detajet e fundit rreth rastit tragjik në Pejë
  • 15:51Shiroka Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë
  • 15:50Musliu-Shoshi kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit në Pejë
  • 15:49“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
  • 15:48“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!