Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot, rreth orës 22:00 në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit në Ferizaj.
Nga ky incident dyshohet se dy persona janë plagosur, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor – kështu e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajit.