Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Tetë raste të reja me fruth gjatë javës së fundit në Kosovë

GD
Gazeta Demos29 shtator 2026 në 08:33
Tetë raste të reja me fruth gjatë javës së fundit në Kosovë

Tetë raste të reja me fruth janë konfirmuar në Kosovë gjatë javës së fundit. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), nga 16 prilli deri më 27 shtator 2026, në vend janë regjistruar gjithsej 180 raste me këtë sëmundje.

IKSHPK ka bërë të ditur se mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara u përkasin personave që nuk janë vaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola.

“Vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme, më e sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të gjithë komunitetit”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Përveç vaksinimit të rregullt, sipas kalendarit kombëtar të imunizimit, IKSHPK ka intensifikuar edhe vaksinimin plotësues për fëmijët që, për arsye të ndryshme, nuk janë vaksinuar me kohë.

Sipas Institutit, si rezultat i kësaj fushate, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3 mijë e 176 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç.

“Ky rezultat konfirmon ndërgjegjësimin e lartë dhe angazhimin e prindërve për të siguruar shëndetin e fëmijëve të tyre”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka vlerësuar kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve në rritjen e shkallës së vaksinimit.

Instituti ka theksuar se vaksinimi i fëmijëve është thelbësor për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të fruthit.

rastetetëreja

Të ngjashme

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore

08:45
Tetë përballje interesante sonte: Shqipëria kërkon fitore, vëmendja te Spanjë-Angli dhe Belgjikë-Itali

Tetë përballje interesante sonte: Shqipëria kërkon fitore, vëmendja te Spanjë-Angli dhe Belgjikë-Itali

08:21

Më shumë nga Lajme

  • 22:03Gazetari serb: Qeveria e re duhet të ketë qëndrim racional ndaj Kosovës
  • 22:01Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në Bruksel, Dibrani: E turpshme
  • 21:45Qeveria mblidhet nesër në orën 09:00
  • 21:32Protestë ndryshe para Kryeministrisë në Shqipëri, të rinjtë gjuajnë topa futbolli
  • 21:25Ky raportohet se është 47-vjeçari nga Kosova që humbi jetën pas aksidentit në Mal të Zi