Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Miftaraj: Ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale është proces tejet kompleks

GD
Gazeta Demos29 shtator 2026 në 09:23
Miftaraj: Ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale është proces tejet kompleks

Ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës është një proces kompleks dhe duhet të bëhet në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare të Kosovës.

Kështu ka deklaruar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, duke thënë për DW-në se deputetët e kuvendit kanë të drejtë dhe kompetencë kushtetuese për të iniciuar ndryshime në këtë ligj.

Megjithatë, sipas tij, çdo ndryshim duhet të respektojë detyrimet që Kosova ka marrë përmes amendamentit kushtetues dhe nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës.

“Deputetët e kuvendit kanë të drejtë dhe kompetencë kushtetuese për të iniciuar plotësim dhe ndryshim të ligjit për Dhomat e Specializuara, por me kusht që plotësimi dhe ndryshimi i ligjit të mos cenojë detyrimet që ka marrë Kosova në bazë të amendamentit kushtetues të përcaktuar me nenin 162 të Kushtetutës”, ka thënë Miftaraj.

Ai ka theksuar se, përveç Kushtetutës, ndryshimet nuk duhet të jenë në kundërshtim as me detyrimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër Republika e Kosovës.

Sipas Miftarajt, për të siguruar që ndryshimet eventuale të kenë efekt dhe të mund të zbatohen në praktikë, procesi duhet të zhvillohet në konsultim me partnerët ndërkombëtarë.

“Çdo plotësim dhe ndryshim i ligjit nuk mund të jetë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër Republika e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Miftaraj ka vlerësuar gjithashtu se ndryshimet duhet të bëhen në konsultim dhe bashkëpunim me shtetet kryesore të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që ato të kenë efekt dhe të jenë të zbatueshme në praktikë.

ligjitmiftarajkosovës

Të ngjashme

Kurti në Ditën e Boshnjakëve: Kontribut i çmuar në historinë dhe të ardhmen e Kosovës

Kurti në Ditën e Boshnjakëve: Kontribut i çmuar në historinë dhe të ardhmen e Kosovës

20:35
Gucati: E mirëpresim deklaratën e Kuvendit, presim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Gucati: E mirëpresim deklaratën e Kuvendit, presim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

19:17
"Kosovës i duhet një president ushtarak, veç Ramush Haradinaj i del zot", ja se kush e thotë

"Kosovës i duhet një president ushtarak, veç Ramush Haradinaj i del zot", ja se kush e thotë

18:45
Partitë pa marrëveshje për presidentin e ri teksa afati po soset

Partitë pa marrëveshje për presidentin e ri teksa afati po soset

18:33

Më shumë nga Lajme

  • 10:17Një person gjendet pa shenja jete në Jelloc të Klinës, policia nis hetimet
  • 10:07Komisioni për Persona të Zhdukur: Dy identifikimet e reja lidhen me luftën e fundit dhe mbetjet mortore që ndodhen në morgun e IML
  • 10:06Dy persona kapen me kamion të mbushur me drunj në Mitrovicë, nisin hetimet për vjedhje të pyllit
  • 09:52Shpërthimi në Ibër-Lepenc, dalin para Gjyaktës vëllezërit Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq
  • 09:40“Liria ka emër” dhe logoja e UÇK-së shfaqen në ndeshjen Belgjikë-Francë