Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar komunitetin boshnjak me rastin e Ditës së Boshnjakëve.
Kurti kujtoi vendimin e Kuvendit Boshnjak të 28 shtatorit 1993 për rikthimin e emrit kombëtar “Bošnjak” dhe të emërtimit “bosanski jezik”, duke vlerësuar kontributin e komunitetit boshnjak në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës.
Ai gjithashtu theksoi lidhjet historike mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe përvojat e tyre gjatë luftërave të viteve ’90.




