Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci u takua sot me Fatmir Limajn në një kafene.

“Moti nuk jemi takuar për të diskutuar me Fatmirin rreth sfidave në politikë. Kur e shoh rrugëtimin e disa dekadave, jo çdo herë jemi pajtuar bashkë. Në lirinë e Kosovës që na bashkon, kishte fushata agresive dhe kishim fërkime të cilat riparohen kur qëllimi është Kosova dhe e ardhmja e saj. Fatmiri me shokë, pres ta kalojë me sportivitet situatën dhe ta ndihmojë fitoren e vizionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes. Do situata harrohen shpejtë e disa duhet harruar për shkak të rrethanave edhe më shpejtë. Sfidat forcojnë!”, shkroi Lladrovci.