Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë për përdorim të mekanizmave institucionalë për pengimin e projekteve të Komunës së Prishtinës.
Rama ka përmendur rastin e dhënies në shfrytëzim të pronës komunale për Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, duke thënë se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kishte kërkuar anulimin e vendimit të Kuvendit të Kryeqytetit.
Sipas tij, vendimi ishte miratuar më 24 nëntor 2022, ndërsa më 3 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte refuzuar kërkesëpadinë e ministrisë si të pabazuar.
Ai ka përmendur edhe projektin “Sunny Hill”, për të cilin ka thënë se ishte kundërshtuar më herët, ndërsa tani, sipas tij, të njëjtit persona po e kundërshtojnë edhe projektin e Tulltores.


