Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kontesti mes Kroacisë e Malit të Zi për kufirin, Plenkoviq: S’japim territor, e kanë zgjidhur me Kosovën, e thjeshtë është edhe me ne

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2026 në 23:52
Kontesti mes Kroacisë e Malit të Zi për kufirin, Plenkoviq: S’japim territor, e kanë zgjidhur me Kosovën, e thjeshtë është edhe me ne

Kroacia nuk kërkon territorin e askujt, por nuk heq dorë nga territori i saj, deklaroi të premten kryeministri Andrej Plenkoviq, duke iu përgjigjur ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, i cili kishte thënë se vendi i tij nuk do të lëshojë asnjë pjesë të territorit në negociatat për përcaktimin e kufirit me Kroacinë.

Ervin Ibrahimoviq deklaroi të premten se Mali i Zi nuk do të lëshojë asnjë pjesë të territorit të tij, por dëshiron të vazhdojë negociatat me Kroacinë për përcaktimin e kufirit dhe çështjet e hapura t’i zgjidhë përmes marrëveshjes ose para institucioneve ndërkombëtare.

“Nuk arrij ta kuptoj plotësisht se për cilën pjesë të territorit bëhet fjalë”, deklaroi Plenkoviqi para gazetarëve në Poreç.

“Kroacia nuk kërkon kurrë territorin e tjetrit, por nuk heq dorë nga i veti. Këtë nuk do ta lejojë as qeveria jonë dhe as askush tjetër në Kroaci”, shtoi ai.

“Pozicioni ynë nuk do të ndryshojë, është i qartë dhe i prerë”

Plenkoviqi tha se propozimi i Kroacisë për marrëveshjen e përcaktimit të kufirit tokësor bazohet në parimet e Komisionit të Badinterit, sipas të cilave kufijtë e dikurshëm ndërmjet republikave, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, u shndërruan në kufij shtetërorë.

Ai shtoi se regjimi i përkohshëm i vendosur në vitin 2002 e konfirmon kufirin në kepin e Konfinës, zgjidhje kjo që ishte miratuar më shumë se 20 vjet më parë nga grupet e përbashkëta të ekspertëve të të dyja vendeve.

Tani, sipas tij, ka ardhur koha që regjimi ekzistues i përkohshëm kufitar të formalizohet.

“Sa i përket qëndrimit tonë, ai është i qartë, i prerë dhe nuk do të ndryshojë”, theksoi Plenkoviqi.

Sipas tij, Mali i Zi i ka zgjidhur tashmë çështjet e përcaktimit të kufirit me Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, bazuar në të njëjtat parime, prandaj marrëveshja me Kroacinë duhet të jetë e thjeshtë.

“Çdo gjë tjetër do të ishte jashtëzakonisht befasuese dhe, nëse duam të jemi plotësisht analitikë, nga ana jonë mund të interpretohet se ndoshta dikush ka pretendime ndaj territorit tokësor të Kroacisë”, deklaroi Plenkoviqi, duke shtuar se megjithatë shpreson që kjo të mos jetë kështu.

Përcaktimi i kufirit është një nga çështjet e hapura ndërmjet dy vendeve, zgjidhjen e së cilës Kroacia e kërkon me ngulm, ndërkohë që Mali i Zi po zhvillon negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zagrebi zyrtar të enjten refuzoi të japë pëlqimin për mbylljen e kapitullit 15, që lidhet me energjetikën, ndër të tjera për shkak të dokumenteve të kontestuara që kanë të bëjnë me përcaktimin e kufirit detar.

kroacisëmalitkufirin

Të ngjashme

Shiroka Pula pret ambasadoren kroate, vlerëson mbështetjen e Kroacisë për Kosovën

Shiroka Pula pret ambasadoren kroate, vlerëson mbështetjen e Kroacisë për Kosovën

16:30

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Maqedonci: FSK-ja dëshmoi gatishmërinë dhe profesionalizmin në ushtrimin “Golden Sabre”
  • 23:32Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
  • 23:13Kosova dhe Maqedonia e Veriut avancojnë projektin e tunelit Tetovë–Prizren
  • 22:09Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës
  • 22:07Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bombë në avion