Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden Sabre”, të organizuar nga KFOR-i, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se përmes këtij ushtrimi, pjesëtarët e FSK-së kanë dëshmuar profesionalizmin, aftësitë operacionale dhe gatishmërinë për reagim të koordinuar në situata të ndryshme të sigurisë dhe emergjencave.

Maqedonci ka theksuar se bashkëpunimi dhe ndërveprueshmëria me KFOR-in dhe institucionet e tjera të sigurisë janë të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.