Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama nis vizitën zyrtare në Paris, pritet në Pallatin Elysee nga Presidenti Macron

GD
Gazeta Demos22 qershor 2026 në 14:16
Rama nis vizitën zyrtare në Paris, pritet në Pallatin Elysee nga Presidenti Macron

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka nisur këtë të hënë vizitën zyrtare në Paris, ku është pritur në Pallatin Elysee nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Takimi zhvillohet në kuadër të dialogut të vazhdueshëm mes dy vendeve dhe pas disa takimeve të mëparshme mes dy liderëve, të mbajtura në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025.

Sipas agjendës, bisedimet do të përqendrohen te perspektiva europiane e Shqipërisë dhe ecuria e reformave që vendi po zbaton në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Franca pritet të riafirmojë mbështetjen e saj për vijimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, në përputhje me kriteret dhe parimet e unionit, shkruan Euronewsal .

Në takim do të diskutohen gjithashtu çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, ekonominë dhe energjinë. Pritet të trajtohen investimet franceze në Shqipëri, projekti për ndërtimin e një liceu francez në Korçë, si dhe projektet e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) në sektorët e energjisë dhe mjedisit.

Në fokus do të jenë edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në transport, infrastrukturë dhe mbrojtje.

Më shumë nga Lajme

  • 21:12Elek në debat në Serbi, mohon se është deputet i Kuvendit të Kosovës
  • 21:06Çitaku: Fushata e VV-së kundër Fidan Jupollit është e turpshme dhe e papranueshme
  • 20:51Tafë Çeku rrëfen si u pIagos gjatë Iuftës Agron Haradinaj: I dilte gja’k nga goja, me gjasë ka qenë i heImuar e ndoshta ka qenë shkaktar edhe i vdekjes së tij
  • 20:46Dikur i lutej për bashkëpunim Fidan Jupollit, sot e sulmon me karikaturë: Moderatori ia kujton mesazhet
  • 20:18Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm pesë euro me vete