Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku: Fushata e VV-së kundër Fidan Jupollit është e turpshme dhe e papranueshme

GD
Gazeta Demos10 tetor 2026 në 21:06
Çitaku: Fushata e VV-së kundër Fidan Jupollit është e turpshme dhe e papranueshme

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas etiketimeve dhe kërcënimeve ndaj Fidan Jupollit, autorit të emisionit satiriko-politik “DPT te Fidani”

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se Jupolli gjatë karrierës së saj politike e ka kritikuar disa herë, madje sipas saj, më shpesh atë dhe subjektin e saj politik.

Çitaku e ka cilësuar të papranueshme fushatën ndaj Jupollit, duke shkruar se mospajtimi me një gazetar nuk mund të jetë arsye për sulme, linçim apo frikësim të tij.

"Gazetarët nuk janë aty për t’i bërë qejfin pushtetit. Janë aty për të bërë pyetje, për të kërkuar llogari dhe për të kritikuar, edhe kur kritika është e pakëndshme për ta. Prandaj, fushata linçuese e VV kundër Fidan Jupollit është e turpshme dhe e papranueshme. Mospajtimi me një gazetar nuk mund të jetë arsye për ta sulmuar, linçuar apo frikësuar atë. Demokracia nuk matet me mënyrën se si i trajtojmë ata që pajtohen me ne, por me mënyrën se si i trajtojmë ata që na kritikojnë. Liria e medias nuk është privilegj i gazetarëve. Është e drejtë e qytetarëve dhe kusht i demokracisë", shkroi Çitaku.

çitakujupollitfidan

Të ngjashme

Vlora Çitaku pas vrasjes së rëndë në Gjilan: Asnjë grua nuk duhet të paguajë me jetë të drejtën për të qenë e lirë

Vlora Çitaku pas vrasjes së rëndë në Gjilan: Asnjë grua nuk duhet të paguajë me jetë të drejtën për të qenë e lirë

17:52

Më shumë nga Lajme

  • 22:04Aleanca dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli
  • 22:02Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online
  • 21:49Shifër alarmante, 63 gra të vrara nga bashkëshortët në Kosovë që nga viti 2010
  • 21:32Kush është Roberto Vergori, gjenerali italian që do të marrë drejtimin e KFOR-it në Kosovë?
  • 21:12Elek në debat në Serbi, mohon se është deputet i Kuvendit të Kosovës