Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vlora Çitaku konfirmon dy lajme të mira për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 20:37
Vlora Çitaku konfirmon dy lajme të mira për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, konfirmoi të mërkurën se i ka prezantuar Grupit Strategjik nismën e re ligjore për Dhomat e Specializuara dhe se grupi, në të njëjtën mbledhje, ka miratuar strategjinë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në apel.

Strategjia përcakton mbështetjen shtetërore për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin në procesin e apelit në Hagë. Sipas Klan Kosovës, miratimi i saj ishte pika kryesore e mbledhjes, ndërsa detajet mbeten konfidenciale për shkak të ndjeshmërisë së informacioneve.

Drafti i nismës së re ligjore, i hartuar nga ekspertët, mbështetet në tekstin që Kuvendi miratoi në dy lexime në tetor dhe që më pas presidentja e ktheu për rishqyrtim. Procedimi përmes një nisme të re ishte pjesë e dakordimit ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Nisma pritet të procedohet brenda pak ditësh në Kuvend. Para dorëzimit të saj, pritet të mbahet një takim me partnerët ndërkombëtarë për të diskutuar përmbajtjen e draftit.

vloraçitakuuçk-së

Më shumë nga Lajme

  • 20:34Kurti në Bruksel, pritet nga Costa dhe von der Leyen
  • 20:29Rama: Me mua kryeministër, Kosova si Singapori
  • 20:28BE publikon pamje nga samiti me liderët e rajonit, Kurti në takimin e parë me Marta Kos pas këngës nacionaliste
  • 20:25Nisma e PDK’së e Kurtit për Ligj krejt të ri për Hagën, BE: Presim të konsultohemi për çfarëdo ndryshimi
  • 20:25Shënohet 35-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri - Vatikan