Bashkimi Evropian ka publikuar pamje nga takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti aty shihet duke biseduar me komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Takimi mes tyre vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit janë përcjellë me reagime që u shkaktuan nga interpretimi i këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë koncertit hapës të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, më 15 nëntor.
Kënga, e cila përmban pretendime nacionaliste serbe mbi Kosovën, u interpretua nga grupi slloven “Marko Hatlak & Kapobanda”.
