Një pritje zyrtare u zhvillua sot pranë Selisë së Shenjtë, me rastin e 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Vatikanit.
Pritja u organizua gjithashtu në nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe u drejtua nga ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zyrtarë të lartë të Selisë së Shenjtë, ministri i Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha, si dhe personalitete të ndryshme, raporton TV Klan.
