Policia Federale gjermane i ndaloi gjatë një kontrolli kufitar në autostradën A96, pasi konstatoi se asnjëri prej tyre nuk i plotësonte kushtet e nevojshme për të hyrë në vend.
Tre shtetas të Kosovës janë ndaluar nga Policia Federale gjermane gjatë një kontrolli kufitar, pasi u konstatua se nuk i plotësonin kushtet për hyrje në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Kontrolli u zhvillua më 7 tetor në pikën kufitare Hörbranz, në autostradën A96, ku tre kosovarët po udhëtonin me autobus nga Roma drejt Frankfurtit. Sipas policisë, ata udhëtonin të pavarur nga njëri-tjetri dhe pas verifikimeve, të treve iu refuzua hyrja në Gjermani.
Dy prej tyre kishin probleme me dokumentet e qëndrimit. Njëri, 37 vjeç, posedonte një leje qëndrimi italiane që kishte skaduar në janar të vitit 2026, ndërsa një 30-vjeçar paraqiti një leje qëndrimi gjermane, e cila kishte skaduar në prill të vitit 2025.




