Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dikur i lutej për bashkëpunim Fidan Jupollit, sot e sulmon me karikaturë: Moderatori ia kujton mesazhet

GD
Gazeta Demos10 tetor 2026 në 20:46
Dikur i lutej për bashkëpunim Fidan Jupollit, sot e sulmon me karikaturë: Moderatori ia kujton mesazhet

ujar Qeriqi, i cili në vitin 2022 i kishte kërkuar Fidan Jupollit bashkëpunim në emisionin e tij, sot e ka thumbuar moderatorin me një karikaturë. Jupolli ka reaguar ashpër, duke ia kujtuar kërkesën e dikurshme dhe duke thënë se nuk kishte pasur mundësi ta merrte në punë.

Gjithçka nisi pasi Qeriqi publikoi në Facebook një karikaturë, të shoqëruar me mbishkrimin: “Babik nuk ka opsion tjetër.”

Në karikaturë paraqitet një personazh me një thes me mbishkrimin “DEVOLLI”, nga i cili dalin kartëmonedha, ndërsa në një flluskë shkruhet: “O je me UÇK-në, o je me Klan Kosovën!”

Nga një bisedë e 15 gushtit 2022, del se Qeriqi dikur kishte kërkuar të bashkëpunonte me Jupollin në emisionin “DPT”.

Karikaturisti i kishte propozuar moderatorit që mysafirëve, kryesisht politikanëve dhe deputetëve, t’u dhuroheshin portrete të tyre në formë karikaturash gjatë emisionit.

“Pra nese te pelqen idea mundemi te bashkpunojmë me nje marrveshje racionale. Babik vetem emisioni juj Dpdt te do ishte ideal per ket bashkpunim”, i kishte shkruar Qeriqi.

Në atë kohë, Jupolli e kishte mirëpritur propozimin.

Megjithatë, ai i kishte sqaruar se ende nuk e dinte nëse do të realizohej studioja e re, duke i shkruar: “Si t’ me bahet dalim folim”.

Pas publikimit të karikaturës, Jupolli ka reaguar në Facebook, duke ia përmendur Qeriqit kërkesën për bashkëpunim

“Kqyrne cili osht niveli i tyne, hahahahah!”, ka shkruar fillimisht Jupolli.

“Per bese, une nuk kom pare me marre shume punetore — funksionoj veç me tre. Nese s’kom mujt me te marre ne pune, nuk don me thane qe jom i keq, bre, edhe pse me ke lute per bashkepunim.”

Moderatori ka thënë se vazhdon ta konsiderojë Qeriqin artist të mirë dhe se dikur kishte menduar ta angazhonte për realizimin e një studioje me karikatura.

“Artist fantastik prap mendoj bile kom pase me marr me ba studion me karikatura !”, ka shkruar ai.

Megjithatë, Jupolli e ka akuzuar karikaturistin se po e përdor artin për linçim.

“Prap mendoj per Bujarin qe osht artist fantastik, por kur arti perdoret per linçim, atehere…”, ka shkruar ai.

Screenshot 2026-10-10 202625.png

Foto: Nacionale

845821423_1132693145871073_1607895300834060727_n.jpg

Foto: Nacionale

842101568_10245745672041738_11204564703378807_n.jpg

kishtekarikaturëbashkëpunim

Të ngjashme

Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm pesë euro me vete

Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm pesë euro me vete

20:18
Maunja kishte parregullsi me plombimin, Dogana gjobit shoferin

Maunja kishte parregullsi me plombimin, Dogana gjobit shoferin

09:38
Shiroka-Pula kishte kritikuar Gjykatën Speciale: Kemi rezerva të thella

Shiroka-Pula kishte kritikuar Gjykatën Speciale: Kemi rezerva të thella

07:50
Limaj: Pa protestë s’do kishte as ligj as president

Limaj: Pa protestë s’do kishte as ligj as president

21:18

Më shumë nga Lajme

  • 22:04Aleanca dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli
  • 22:02Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online
  • 21:49Shifër alarmante, 63 gra të vrara nga bashkëshortët në Kosovë që nga viti 2010
  • 21:32Kush është Roberto Vergori, gjenerali italian që do të marrë drejtimin e KFOR-it në Kosovë?
  • 21:12Elek në debat në Serbi, mohon se është deputet i Kuvendit të Kosovës