Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga riatdhesimi i pesë shtetasve shqiptarë nga Siria në Shqipëri, duke garantuar se përpjekjet e autoriteteve shqiptare për kthimin e shtetasve të tjerë që ndodhen ende në Siri do të vijojnë.Rama e cilësoi riatdhesimin një detyrim njerëzor dhe shtetëror, duke nënvizuar se personave të kthyer në Shqipëri do t’u garantohet mbështetja e institucioneve.
“Pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët 3 të mitur, u riatdhesuan nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, ndërkohë që vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që kanë mbetur ende në Siri.Një detyrim njerëzor dhe shtetëror, për t’u garantuar një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptare”, deklaroi Rama.




