Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Partneritetet për Ndryshim: Gratë që Transformojnë Sistemet”.
Në një postim, Rama tha se në konferencë u diskutua për avancimin e Parimeve të Prishtinës 2026–2035 dhe përgjegjësinë e qyteteve e institucioneve për të krijuar mundësi të barabarta për gratë.



