Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët në Dibër.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se fermerët duhet të grupohen në shoqëri të bashkuara bujqësore,
Rama shtoi se qeveria do të ketë për fermerët mbështetje financiare dhe institucionale.
“Bashkimi Europian funksionon me kooperativa, por ndryshe nga kooperativat e komunizmit në kooperativat e Bashkimit Europian secili prodhon më vete dhe të gjithë shesin bashkë. Kaq e thjeshtë është kjo punë. Duke shitur bashkë krijojnë një volum shumë më të madh, pra kanë një pozitë negociuese shumë më të fortë me blerësin, por nga ana tjetër harmonizojnë të gjithë veprimtarinë prodhuese pasi mbjellin me një farë, pastaj ndajnë kostot e punimit të tokës, ndajnë kostot e përkujdesit për prodhimin dhe pastaj grumbullojnë, ambalazhojnë dhe shesin. Shoqëri të Bashkuara Bujqësore, SHBB. Kështu janë quajtur në ligj për të shmangur atë frikën e madhe që vjen nga trauma e të shkuarës që po na mbledhin tani në kooperativë këta socialistët.
