Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rafuna: Kosova ka inflacionin më të lartë në rajon, Qeveria të përgatisë paketë masash

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 17:45
Rafuna: Kosova ka inflacionin më të lartë në rajon, Qeveria të përgatisë paketë masash

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në emisionin FIVE të TV Dukagjinit ka thënë se rritja e inflacionit në Kosovë po ndikon drejtpërdrejt në uljen e standardit të jetesës së qytetarëve, duke kërkuar nga Qeveria ndërmarrjen e masave konkrete për frenimin e tij.

Inflacioni në Kosovë arriti në 7.1 për qind në tetor 2026, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Rafuna tha se Kosova ka inflacionin më të lartë në rajon dhe se nevojiten veprime urgjente për të zbutur ndikimin e tij te qytetarët.

Ai theksoi se Oda Ekonomike ka kërkuar vazhdimisht që Qeveria të përgatisë një pako masash, në mënyrë që rritja e çmimeve të mos rëndojë edhe më shumë buxhetin e familjeve.

Rafuna tha se rritjet më të mëdha të çmimeve janë regjistruar te produktet dhe shërbimet bazike, përfshirë energjinë elektrike, gazin, pijet dhe ushqimin.

“Është mesazh që duhet të ndërmarrë veprime, hapa konkretë për ta zbutur, aq sa është e mundur, inflacionin. Kosova ka inflacionin më të lart në rajon dhe për këtë na duhen hapa urgjentë, ne edhe përmes mediumit tuaj edhe në paraqitjet tona që i kemi pasur, kemi kërkuar që të ndërmerren Qeveria, të përgatit një paketë, në mënyrë që të ndikojë sa më pak në uljen e inflacionit e qytetarët e Republikës Kosovës mos ta vërejnë kaq shumë shtrenjtimin e produkteve ose shportës ditore, se nuk po folim për prodhimet ose produkte të luksit, po po folim për shportën ditore që e shfrytëzojmë”, ka deklaruar ai.

Ai veçoi edhe rritjen prej 21 për qind të çmimeve në sektorin e transportit, sipas të dhënave të ASK-së, duke e lidhur këtë me shtrenjtimin e derivateve të naftës.

Sipas tij, rritja e çmimit të naftës nuk ndikon vetëm te transporti, por edhe te çmimet e produkteve të tjera, për shkak të kostos më të lartë të transportit të mallrave. Kjo, sipas Rafunës, është veçanërisht e ndjeshme për Kosovën, e cila ka varësi të madhe nga importi

rafunainflacioninqeveria

Më shumë nga Lajme

  • 18:20Kraki: Pasivizimi i adresave në Luginë të Preshevës, një spastrim etnik me letra nga Serbia
  • 18:18Besnik Tahiri: Kosova ka mbetur pa agjendë të qartë evropiane, rrezikojmë të humbim edhe 131 milionë euro të tjera
  • 18:12Kadrijaj kërkon përgjigje nga Qeveria: A e keni pranuar Marrëveshjen për Asociacionin?
  • 18:09Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren
  • 18:08Ymeri e LDK-së: Kurti, kukull e mafisë energjetike