Një 77-vjeçar dyshohet se ra nga një lartësi prej tre metrash në hapësirën ku pritet të ndërtohet një ashensor, në një objekt që është ende në ndërtim e sipër, në Bresje.

Kështu u bë e ditur nga informacionet shtesë të Policisë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash të një objekti në ndërtim, në pjesën për vendosjen e liftit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.