Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qytetari tenton t’i ikë policisë në Gjakovë, përplaset me veturën zyrtare

GD
Gazeta Demos5 korrik 2026 në 14:10
Qytetari tenton t’i ikë policisë në Gjakovë, përplaset me veturën zyrtare

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Prizren-Gjakovë.

Qytetari gjatë kontrolleve rutinore të Policisë së Kosovës në fshatin Krushë të Rahovecit ka refuzuar të ndalojë në pikën e kontrollit, kurse zyrtarët policorë me mbështetje të njësive tjera kanë tentuar ta ndalojnë atë në rrugën magjistrale Prizren-Gjakovë.

I dyshuari ka refuzuar të ndalojë dhe ka tentuar t’i godasë zyrtarët policorë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Gjatë përcjelljes nga një patrullë tjetër policore në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, i dyshuari ka goditur automjetin zyrtar të Policisë, duke shkaktuar aksident trafiku ku është përfshirë edhe një automjet civil”, tha ajo.

Pas aksidentit, i dyshuari është përpjekur për t’u larguar në këmbë, por është ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa është ndaluar për 48 orë”, tha Krasniqi.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 21:45Rama kritikon Kurtin: Sot u bë kryeministër me votat e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe
  • 21:28Emrat e 15 kandidatëve për deputetë që pritet t’i zëvendësojnë ministrat e Qeverisë Kurti 4
  • 21:23“Rezerva vetëm për 5 ditë”, rritje apo ulje e çmimit të naftës? Ja çfarë thotë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve
  • 21:12Policia sqaron masat e sigurisë për 16 shtatorin: Procedura të rregullta policore
  • 20:4172 orë para vendimit në Hagë, komandantët e UÇK-së mblidhen në Drenicë tek Sami Lushtaku