Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rama kritikon Kurtin: Sot u bë kryeministër me votat e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe

GD
Gazeta Demos13 shtator 2026 në 21:45
Rama kritikon Kurtin: Sot u bë kryeministër me votat e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pas votimit të Albin Kurtit për një mandat të ri si Kryeministër i Kosovës.

Rama ka thënë se Kurti u zgjodh në krye të Qeverisë me votat e deputetëve të Vetëvendosjes dhe Listës Serbe, duke theksuar se në sallë nuk ishte asnjë deputet tjetër shqiptar.

Sipas Ramës, kjo dëshmon, siç u shpreh ai, se pas 16 vitesh në politikë Kurti nuk ka arritur të ndërtojë “asnjë minimum besimi” me subjektet tjera politike shqiptare.

“Çuditërisht këtë besim e ka me Listën Serbe”, ka shkruar Rama.

Ai ka kritikuar edhe gjestin e Kurtit gjatë seancës, duke iu referuar shprehjes “me pre me gërshërë”.

“Kënd, Albin? Gazetarët? Opozitën? Kundërshtarët politikë? Apo 52.87% e qytetarët që nuk të kanë votuar?”, ka shkruar Rama.

Rama ka thënë se një Kryeministër duhet të përfaqësojë të gjithë qytetarët dhe jo vetëm ata që e kanë votuar, duke e akuzuar Kurtin se nuk po e përfaqëson këtë popull.

“Kosova nuk ka nevojë për një Kryeministër që di vetëm t’i mundë kundërshtarët me hile e numra, natën, shpejtë, në seanca të jashtëzakonshme në koordinim me serbët. Ka nevojë për një Kryeministër që i përfaqëson të gjithë”, ka deklaruar ai.

Në fund, Rama ka ironizuar Kurtin duke e quajtur “Kryeministër të Vetëvendosjes dhe Listës Serbe”, ndërsa ka ngritur pikëpyetje se çfarë e lidh Kurtin me këtë subjekt.

“Është koha me i tregu qytetarëve çka të lidh me ta dhe prej nga vjen ky besim i ndërsjelltë i joti me serbët?”, ka shkruar Rama.

ramakryeministërkurtin

Të ngjashme

Rama për VV-në: Hajde t’a bëjmë sallën koncertale, projekti është gati, UNDP po na ndihmon, ka mbetur vetëm nënshkrimi i ministres së Kulturës

Rama për VV-në: Hajde t’a bëjmë sallën koncertale, projekti është gati, UNDP po na ndihmon, ka mbetur vetëm nënshkrimi i ministres së Kulturës

20:33
Rama: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën

Rama: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën

20:11
Sveçla: Përparim Rama tenton që përplasjen me e ngritë në nivel të Albin Kurtit

Sveçla: Përparim Rama tenton që përplasjen me e ngritë në nivel të Albin Kurtit

18:41
Hasani: Rama e ka poshtëruar Kurtin, prandaj ai nuk përballet hapur me të

Hasani: Rama e ka poshtëruar Kurtin, prandaj ai nuk përballet hapur me të

17:39

Më shumë nga Lajme

  • 12:06Ambasadori gjerman Rudolph: Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në rrugën drejt BE-së
  • 11:44Dëshmitarja në rastin e Ramadan Morinës: Është i pafajshëm, jam befasuar kur është arrestuar
  • 11:44Shifra shqetësuese për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë, UNICEF-i kërkon veprime urgjente për shëndetin mendor
  • 11:21Tërnava takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për vrasjet e grave në Kosovë
  • 11:19Shpërthim në një shkollë në Gjermani, plagosen 10 nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital