Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Shifra shqetësuese për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë, UNICEF-i kërkon veprime urgjente për shëndetin mendor

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 11:44
Shifra shqetësuese për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë, UNICEF-i kërkon veprime urgjente për shëndetin mendor

Përqindja e nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë që kanë raportuar tentimvetëvrasje është rritur nga 3.4% në vitin 2011 në 10% në vitin 2024.

Kështu ka bërë të ditur udhëheqësja globale e UNICEF-it për shëndetin mendor, Dr. Zeinab Hijazi, gjatë diskutimit për shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.

Duke iu referuar raportit për Kosovën, ajo ka theksuar se vendi po përballet me sfida të ngjashme me ato të shteteve të tjera, ndërsa shqetësuese mbetet rritja e përqindjes së të rinjve që raportojnë se kanë tentuar t'i japin fund jetës.

Sipas Hijazit, më shumë se 1 miliard njerëz në botë jetojnë me një gjendje të shëndetit mendor, ndërsa rreth 1 në 7 adoleshentë të moshës 10 deri në 19 vjeç përjeton një çrregullim mendor.

“Vetëvrasja është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në nivel global te personat e moshës 15 deri në 29 vjeç. Pas këtyre shifrave qëndrojnë të rinj me miqësi, talente dhe plane për të ardhmen e tyre. Ka prindër që kërkojnë ndihmë dhe profesionistë që kujdesen shumë, por që mund të kenë shumë pak mundësi për të ofruar”, ka deklaruar ajo.

Përfaqësuesja e UNICEF-it ka theksuar se shëndeti mendor nuk duhet të vlerësohet vetëm në bazë të diagnozave, pasi edhe personat që nuk janë diagnostikuar mund të përballen me shqetësime të konsiderueshme psikologjike.

“Vetëm një diagnozë nuk na tregon se si është një person. Dikush që jeton me një gjendje të shëndetit mendor mund të përjetojë mirëqenie, marrëdhënie kuptimplota dhe një jetë përmbushëse. Një i ri pa diagnozë mund të jetë duke përjetuar shqetësime të konsiderueshme, ndërkohë që vazhdon të ndjekë shkollën dhe duket se po ia del mbanë, në një periudhë kur është duke zbuluar se kush është dhe duke imagjinuar të ardhmen e tij”, ka thënë Hijazi.

Ajo ka vlerësuar se problemet e shëndetit mendor nuk lidhen vetëm me gjendjen individuale, por ndikohen edhe nga kushtet sociale dhe ekonomike në të cilat jetojnë njerëzit.

“Vuajtja psikologjike nuk vjen vetëm nga brenda një personi, por edhe nga kushtet në të cilat njerëzit rriten dhe jetojnë, përfshirë varfërinë, pabarazinë, dhunën, diskriminimin dhe mungesën e ndjenjës së përkatësisë dhe mundësive. Këta faktorë socialë ndikojnë drejtpërdrejt në themelet e mirëqenies në çdo shoqëri, ndërsa sot ndikimi i tyre shtohet edhe nga jeta digjitale, ndryshimet klimatike dhe krizat e njëpasnjëshme”, ka deklaruar ajo.

Hijazi ka bërë thirrje për më shumë investime në shërbimet e shëndetit mendor, si dhe për mbledhjen e të dhënave që mundësojnë identifikimin e personave që kanë nevojë për mbështetje.

Sipas saj, është e rëndësishme të vlerësohet jo vetëm sa të rinj kanë nevojë për ndihmë, por edhe sa prej tyre arrijnë të marrin shërbimet e duhura dhe sa efektive janë ato. /ksp

mendorkosovëshëndetin

Të ngjashme

Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore

Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore

10:55
Fruthi nuk ndalet në Kosovë, 269 raste të konfirmuara dhe 27 të reja brenda javës

Fruthi nuk ndalet në Kosovë, 269 raste të konfirmuara dhe 27 të reja brenda javës

23:28
Pas mishit me myk, një tjetër produkt ndalet në kufi: Mbi një ton patatina nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Pas mishit me myk, një tjetër produkt ndalet në kufi: Mbi një ton patatina nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

15:02

Më shumë nga Lajme

  • 12:13Gjashtë vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK nesër organizon aktivitet simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë
  • 12:12Këto janë katër shtetet amerikane ku demokratët shënuan fitore historike
  • 12:07Besnik Tahiri: Qeveria Kurti e ktheu nepotizmin në mënyrë funksionimi, militantët partiakë po zënë pozitat publike
  • 12:06Ambasadori gjerman Rudolph: Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në rrugën drejt BE-së
  • 11:44Dëshmitarja në rastin e Ramadan Morinës: Është i pafajshëm, jam befasuar kur është arrestuar