Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 10:55
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me temën “Shëndeti mendor”, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me UNICEF-in, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka theksuar se mirëqenia dhe shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve duhet të jenë pjesë e rëndësishme e politikave shtetërore, duke vlerësuar se për të ardhmen e vendit dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor nuk mund të flitet pa u trajtuar edhe kjo çështje.

Ai ka rikujtuar se në gusht është lansuar raporti “Hartëzimi i shërbimeve të shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë”, i realizuar nga UNICEF-i në bashkëpunim me Institutin e Psikologjisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

Sipas tij, raporti ka ofruar një pasqyrë të gjendjes dhe rekomandime për avancimin e shërbimeve të shëndetit mendor në Kosovë.

“Pas lansimit, nga UNICEF-i kam kërkuar që të mblidhemi përsëri për të reflektuar së bashku mbi gjetjet, për të diskutuar në thelb rekomandimet dhe mbi të gjitha për t’i përcaktuar hapat që duhet t’i ndërmarrim si shtet për të avancuar agjendën e shëndetit mendor në Kosovë. Prandaj, takimi i sotëm duhet të na çojë nga evidenca te veprimi. Tashmë kemi një dokument, mos e të qartë që t’i kuptojmë sfidat dhe nevojat. Përgjegjësia jonë është të përcaktojmë se ku duhet t’i përqendrojmë përpjekjet tona dhe cilat masa kërkojnë për veprim prioritar dhe si mund të punojmë për të ndërtuar një sistem më të qëndrueshëm e më të qasshëm për mbështetjen e shëndetit mendor”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se shëndeti mendor nuk është përgjegjësi vetëm e një sektori apo institucioni, por kërkon bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe sektorëve të ndryshëm.

“Shëndeti mendor nuk është dhe nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e një sektori apo një institucioni. Ai lidhet me shëndetin, me mjedisin ku ku sojnë fëmijët, me familjet ku rriten ata, me shërbimet sociale dhe shëndetësore që i mbështesin, me sigurinë, komunitetin ku jetojnë dhe me mundësinë që të krijojnë për ta. Pikërisht për këtë arsye sot jemi së bashku përfaqësues të sektorëve dhe institucioneve të ndryshme dhe përgjigjja jonë po ashtu duhet të jetë sa më e integruar”, është shprehur ai.

Kryeministri ka përmendur edhe disa nga masat e ndërmarra nga Qeveria gjatë mandatit të saj, përfshirë shtesat për fëmijët, mbështetjen për nënat lehona, programin për intervenimin e hershëm për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe mundësitë për fuqizimin dhe punësimin e të rinjve.

Ai ka përmendur edhe progresin në mbijetesën e fëmijëve, duke thënë se vdekshmëria neonatale ka rënë për 27 për qind që nga viti 2020, ndërsa përfshirja e fëmijëve në edukimin në fëmijërinë e hershme është më shumë se dyfishuar.

“Progres i rëndësishëm është shënuar edhe në mbijetesën e fëmijëve, me vdekshmërinë neonatale që ka rënë nga 27% në vitin 2020, ka rënë me 27% që nga viti 2020, ndërsa përfshirja e fëmijëve në edukimin në fëmijërinë e hershme është më shumë se dyfishuar. Por mirëqenia dhe shëndeti mendor duhet të jenë pjesë e pandashme e këtij investimi në fëmijët dhe të rinjtë”, ka deklruar Kurti.

Kurti ka thënë se ambicia e Qeverisë është ndërtimi i një sistemi që nuk ndërhyn vetëm në raste krizash, por investon edhe në parandalim dhe identifikim të hershëm.

“Ambicia jonë është e qartë: ta ndërtojmë një sistem i cili jo vetëm që reagon në kriza, por paraprakisht investon në parandalim, identifikim dhe mbështetje të hershme. Një sistem në të cilin fëmijët, të rinjtë dhe familjet e tyre e dinë se ku do të drejtohen dhe ku mund të marrin mbështetjen e duhur në kohën e duhur. Për të arritur këtë, duhet të shohim me kujdes se si ta forcojmë bashkëpunimin ndërmjet sektorëve të shëndetësisë, arsimit, shërbimeve sociale, drejtësisë dhe sektorëve të tjerë, si t’i forcojmë kapacitetet profesionale dhe si të sigurojmë që mbështetja të jetë e qasshme për fëmijët dhe të rinjtë kudo që jetojnë dhe kudo që ata kanë nevojë”, ka deklaruar Kurti.

mendorduhetkurti

Të ngjashme

Shifra shqetësuese për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë, UNICEF-i kërkon veprime urgjente për shëndetin mendor

Shifra shqetësuese për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë, UNICEF-i kërkon veprime urgjente për shëndetin mendor

11:44
Mungesa e uniformave në polici, Morina: Zyrtarët e prokurimit duhet të mbajnë përgjegjësi

Mungesa e uniformave në polici, Morina: Zyrtarët e prokurimit duhet të mbajnë përgjegjësi

08:14
Haxhiu: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera

Haxhiu: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera

21:46
Rama: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën

Rama: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën

20:11

Më shumë nga Lajme

  • 11:21Tërnava takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për vrasjet e grave në Kosovë
  • 11:19Shpërthim në një shkollë në Gjermani, plagosen 10 nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital
  • 10:4910 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale
  • 10:14Shtyhet për një orë seanca ndaj Ramadan Morinës, mungojnë dy gjyqtarë
  • 10:12Gjashtë vjet larg babait, Altini me dedikim emocional për Jakup Krasniqin: Shtëpia s’është e njëjtë pa ty