Kandidati i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili garon me numrin 109 për deputet, së bashku me bashkëpartiakët e tij, po vazhdon takimet në kuadër të fushatës zgjedhore.
Ai së fundmi mori mbështetje të madhe në Baks, Deshefc, Qirez, Krasmirofc, Kozhicë, Prellofc dhe Krasaliq.
“Energjia dhe përkrahja e qytetarëve po rritet çdo ditë. Vullneti për t’i dhënë fund krizës dhe degradimit shoqëror e shtetëror po bashkon gjithnjë e më shumë qytetarët rreth vizionit dhe programit të PDK-së nr.125.
Faleminderit për mikpritjen, besimin dhe mbështetjen tuaj”, tha Haxhiu.