Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qytetarët e Kosovës besnik ndaj Shqipërisë edhe për Vitin e Ri

GD
Gazeta Demos27 dhjetor 2025 në 21:21
Qytetarët e Kosovës besnik ndaj Shqipërisë edhe për Vitin e Ri

Periudha e festave të fundvitit gjen shumë turistë të huaj në Shqipëri për të festuar.

“Kemi disa tregje tradicionale, besnike, tregu i Kosovës, bullgar, maqedonas dhe kohët e fundit dhe ai Italian. Këto janë tregje që ka kërkesa dhe rezervime për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, por sidomos për Vitin e Ri. Kjo është periudhë dimri dhe nuk krahasohet me verën. Në këtë periudhë vijnë për 3-4 ditë, deri në 5 netë, kryesisht për Vitin e Ri. Ka Tirana që tashmë është bërë destinacion gjithëvjetor, Durrësi që zgjidhet për hotelet e mëdha, ka Vlora, Saranda, Shkodra, por edhe destinacionet malore si Thethi dhe Valbona”, tha Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, raporton vizionplus.

“Më së shumti janë turistë, por edhe shqiptarë të disaporës që vijnë për të kaluar pushimet me familjen e tyre. Çmimi është thuajse i njëjtë me nivelin e vjetshëm. Kush vjen nga vendet e Lindjes i duket disi shtrenjtë dhe kërkon të negociojnë. Ndërsa ata nga vendet e Perëndimit ju duket lirë, me 200 euro kalon 3 ditë shumë të mira një person në Tiranë”, deklaroi Erti Memoxhi, pronar bujtine.

Arsyet që i shtyjnë të huajt të vijnë në vendin tonë për festa janë çmimet që ofrohen por edhe shijet e kuzhinës shqiptare.

“Vijnë për disa arsye, për klimën e butë, për shijen e kulinarisë shqiptare, e cila është e preferuar, vijnë edhe për çmimet sepse nëse do të shkosh në Itali në një hotel të mirë me 3-4 yje do të paguash një çmim vetëm për natën e Vitit të Ri 300-350 euro, ndërsa këtu një kuotë e tillë shkon për të gjithë pjesën e akomodimit, përfshirë edhe natën e Vitit të Ri”, shtoi Kasa.

Në krahun tjetër qëndrojnë edhe shqiptarët që zgjedhin të festojnë jashtë vendit, duke udhëtuar kryesisht drejt vendeve të Evropës Perëndimore, por nuk mungojnë as destinacionet e largëta azikatike e ekzotike.

shqiperiviti i ri

Më shumë nga Lajme

  • 19:44Nesër s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
  • 19:02Behrami: Bllokues keni qenë në 2014, bllokues jeni edhe në vitin 2026
  • 19:01Zbulim i pazakontë në Belgjikë, punëtorët gjejnë ar me vlerë rreth 9 milionë euro në muret e bodrumit
  • 19:01Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit
  • 18:51Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, 6 persona të lënduar