Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

QUINT dhe BE të shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Kufizon garën, përjashton serbët nga zgjedhjet

GD
Gazeta Demos22 gusht 2025 në 18:01
QUINT dhe BE të shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Kufizon garën, përjashton serbët nga zgjedhjet

Shtetet e QUINT, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ata kanë vlerësuar se kjo është përpjekje e disa aktorëve politikë për të kufizuar garën mes partive politike që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë.

“Çdo veprim i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara minon parimet demokratike dhe gërryen besimin në institucionet e Kosovës,” thuhet në deklaratë.

Tutje, misionet diplomatike presin nga qeveria në largim dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga hapat e mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive.

“Të gjitha procedurat duhet të zhvillohen rreptësishtë në përputhje me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Njëkohësisht, inkurajojmë partitë e prekura që të shfrytëzojnë plotësisht Panelin e Ankesave dhe Parashtresave të Zgjedhjeve për të kërkuar zgjidhje.”

Më shumë nga Lajme

  • 07:56LAJMI I FUNDIT: Vrasje në Malishevë, vdes gruaja shtatzënë - një burrë i plagosur
  • 07:54E rëndë: Sot varroset zyrtari policor Altin Kryeziu, humbi jetën pas aksidentit në Malishevë
  • 07:53Vrasja e trefishtë në Gllogjan: Sot shpallet aktgjykimi ndaj babait dhe dy djemve të tij
  • 07:50Parashikimi i motit për sot, temperaturat maksimale arrin 35°C
  • 23:44Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri