Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, nën patronatin e Zëvendëskryeministres në detyrë, Donika Gërvalla, do të organizojë mbledhje komemorative në nderim të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Hafiz Gagica.
Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja komemorative do të mbahet sot, më 29 maj 2026, në orën 11:00, në Pallati i Rinisë dhe Sporteve, përkatësisht në Sallën e Kuqe.
Në këtë ngjarje përkujtimore pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, familjarë të të ndjerit, miq e bashkëpunëtorë, si dhe përfaqësues të mërgatës shqiptare nga vende të ndryshme të botës.
Gjatë ceremonisë do të nderohet kontributi i Hafiz Gagicës në organizimin dhe fuqizimin e diasporës shqiptare, në afirmimin ndërkombëtar të çështjes së Kosovës, si dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet mërgatës dhe atdheut.
