Ekzekutimi i Christa Pike, një e dënuar me vdekje në Tennessee, është pezulluar pak më shumë se një orë para se të realizohej.
Pike, 50-vjeçare, ndodhet në burgun e Tennessees dhe prej vitit 1996 është në pritje të ekzekutimit, pasi u shpall fajtore dhe u dënua me vdekje për vrasjen e Colleen Slemmer, raporton BBC
Gjykata e Apelit e Qarkut të Gjashtë në ShBA vendosi të mërkurën pezullimin e ekzekutimit, duke thënë se gjyqtarëve u nevojitet më shumë kohë për të shqyrtuar argumentet e paraqitura në rastin e Pike.

