Është publikuar një audioincizim, ku dlgjohet se zyrtarët e Gjykatës Speciale iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje, trajtim çnjerëzor e tortura ndaj serbëve e shqiptarëve, shkruan Gazeta Demos.
Saktësisht dëgjohet zëri i zyrtares së Gjykatë Speciale, Ana Profozic.
Për një orë të tërë, zyrtarët e Speciales, në një ligjëratë të quajtur informative, shfaqin influencë që ngjan me propagandë.
