Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pse po insistojnë me Albulena Haxhiun, Kurti: S’po e votojmë për mbretëreshë, por për kryetare të Kuvendit

GD
Gazeta Demos3 korrik 2025 në 08:55
Pse po insistojnë me Albulena Haxhiun, Kurti: S’po e votojmë për mbretëreshë, por për kryetare të Kuvendit

Kryeministri në largim, Albin Kurti, tha se do të bëhet kompromis, sipas tij, nëse Albulena Haxhiu votohet vetëm një herë me votim të fshehtë.

Gazetari që po e interviston në “Tëvë1” disa herë tentoi ta pyesë Kurtin se pse po insistojnë në vetëm një emër.

“Pse po insistoni në një emër?” – u pyet ai.

Kurti vijoi ta përfundonte mendimin e tij, duke i thënë gazetarit se po humb kohë kot, derisa ai të përfundonte pjesën e tij.

“Duhet ta përfundoj këtë pjesë, humbim kohë kot në vend se ta përfundoj këtë pjesë. Provoni ta dëgjoni deri në fund, vetëm po dua ta përfundoj mendimin.

Prandaj po them se është kompromis, e cila e ka pranuar qëndrimin e Albulena Haxhiut që të votohet vetëm një herë.

Ajo e ka bërë këtë njëanshëm, prandaj po them se është kompromis” – tha Kurti, derisa gazetari ia rikujtoi se nuk i kanë votat.

“Veç pak, në bazë të Kushtetutës, propozimin e jep grupi më i madh parlamentar, fituesi i zgjedhjeve, jo dikush tjetër. Kemi dëgjuar propozimet e të tjerëve, por propozimi ynë është Albulena Haxhiu – kjo nuk u pranua.

Nuk po votojmë për Albulena Haxhiun si mbretëreshë, por për kryetare të Kuvendit. Kushtetuta thotë se zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit është kusht i domosdoshëm për konstituimin” – u shpreh ai.

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK