Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Prokuroria Speciale e Kosovës në konferencën rajonale për krimet e luftës

GD
Gazeta Demos4 shtator 2025 në 13:55
Prokuroria Speciale e Kosovës në konferencën rajonale për krimet e luftës

Me ftesë të Kryeprokurorit të Shtetit të Kroacisë, një delegacion i Prokurorisë Speciale të Kosovës, i përbërë nga Kryeprokurori Blerim Isufaj, dhe prokurorët e Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës Ilir Morina dhe Florije Shamolli, po merr pjesë në Konferencën Rajonale për Krimet e Luftës.

Tema kryesore e konferencës ishte bashkëpunimi ndërkombëtar dhe koordinimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës.

Në fjalën e tij, Kryeprokurori Isufaj informoi të pranishmit mbi punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në trajtimin e këtyre rasteve, angazhimin dhe përkushtimin e institucionit në hetimin e krimeve të luftës dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ndërsa, gjatë qëndrimit në Kroaci, Kryeprokurori Isufaj zhvilloi një takim pune me Kryeprokurorin e Kroacisë Ivan Turudic.

“Ata diskutuan tema me interes të përbashkët në fushën e drejtësisë, dhe u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë mes dy vendeve. Ndërkohë, edhe pjesëmarrësit tjerë në këtë konferencë u pajtuan për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në këtë fushë dhe në marrjen e masave që mundësojnë mbrojtje adekuate të viktimave të këtyre shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut”, njofton Prokuroria e Shtetit.

Ivan TurudicProkuroria Speciale e Kosovës në konferencën rajonale për krimet e luftës

Më shumë nga Lajme

  • 12:15Energjia do të diskutohet të enjten në Kuvend, Tahiri: Nga kjo Qeveri u ble rrymë mbi 1 miliardë euro, kjo duhet të hetohet nga Prokuroria
  • 12:12Çitaku pret në takim një delegacion nga IRI: PDK po hyn në një periudhë të rëndësishme, do ta zgjedhë lidershipin e ri
  • 12:08Nagavci: Për projektligjin e Speciales ne u deklaruam që në fillim, kemi edhe raste tjera kur projektligjet u kthyen në pikën zero
  • 12:00Digjet depo e QKMF-së në Gjakovë, ndërhynë zjarrfikësit dhe parandalojnë përhapjen e tij në pjesët e tjera të objektit
  • 11:57​Nis takimi mes Komisionit për Punë të Jashtme dhe ambasadorit të Hungarisë