Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria rrëzon pretendimin për “bllokimin e buxhetit” të Prishtinës

GD
Gazeta Demos2 tetor 2026 në 13:49
Prokuroria rrëzon pretendimin për “bllokimin e buxhetit” të Prishtinës

Ministria e Financave ka bërë të ditur se ka pranuar njoftimin nga Prokuroria për hedhjen poshtë të kallëzimit penal të bërë nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës, lidhur me pretendimet për bllokim të buxhetit komunal.

Sipas Ministrisë, kallëzimi ishte ngritur me pretendimin se zyrtarët e saj kishin bllokuar buxhetin e Komunës së Prishtinës.

Ministria ka deklaruar se vonesa në buxhetin e vitit 2025 kishte ardhur si pasojë e dorëzimit me vonesë të buxhetit nga Komuna, disa muaj pas afatit ligjor dhe pasi Ligji për Buxhetin ishte miratuar nga Kuvendi.

Sipas saj, kjo kishte bërë që buxheti i Komunës të mos përfshihej në Ligjin e Buxhetit dhe të pamundësohej alokimi dhe shfrytëzimi i plotë i tij.

Në reagim, Ministria ka mirëpritur epilogun e çështjes, duke thënë se ai dëshmon se pretendimet ndaj stafit të saj ishin të pabazuara.

“Ministria e Financave mirëpret epilogun e kësaj çështjeje që vërteton se akuzat ndaj stafit të Ministrisë ishin të pabaza”, thuhet në reagim.

Ministria ka theksuar se do të vazhdojë punën në përputhje me ligjin dhe me, siç ka thënë, qasje profesionale.

buxhetitprishtinësministria

Më shumë nga Lajme

  • 14:58IKD i kërkon KPK-së të mos cenojë funksionalitetin e Prokurorisë Speciale
  • 14:451.78 milionë euro për zjarrfikësit, tri komuna pajisen me automjete të reja
  • 14:20Arrestimi i Vlora Hysenit dhe roli i SPAK, Rama për median gjermane: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit
  • 14:15Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet
  • 13:49Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve