Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 6 personave për barrikadat në veri

GD
Gazeta Demos10 qershor 2026 në 11:19
Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 6 personave për barrikadat në veri

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rendit kushtetues të vendit, lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës gjatë vitit 2022.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se për rreth një muaj në komunat veriore kanë vepruar në bashkëkryerje, duke përdorur forcë dhe dhunë me qëllim pengimin e rendit kushtetues dhe ushtrimit të autoritetit shtetëror.

Rasti lidhet me vendosjen e barrikadave në veri të vendit, ku të akuzuarit, sipas Prokurorisë, kanë penguar kryerjen e detyrave zyrtare dhe lëvizjen e lirë në këto komuna.

“Sipas aktakuzës, ata kanë bllokuar rrugët kryesore me mjete të rënda, përfshirë kamionë të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera. Po ashtu, nga veprimet e tyre rezulton se, në rast të ndërhyrjes së Policisë së Kosovës për largimin e barrikadave dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes, pjesëtarët e grupit kanë qenë të gatshëm t’i sulmonin zyrtarët policorë me mjetet që kishin në dispozicion”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, ndaj të pandehurve M.R., A.S., A.F., A.J., R.S., S.A., D.V., S.P., V.R., M.R., dhe M.R., janë pezulluar hetimet, pasi ata deri më tani janë të paarritshëm për organet e ndjekjes.

Më shumë nga Lajme

  • 18:28Inspektorati vazhdon kontrollet, tërhiqen nga tregu produkte me yndyrë bimore
  • 18:23Çitaku: PDK do të përdor çdo mjet demokratik për ta kthyer Kosovën në binarë të drejtë
  • 18:21Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë
  • 18:08Mustafa: Procesi i krijimit të institucioneve të vendoset brenda rendit kushtetues
  • 17:58Përfundon mbledhja e Kryesisë së PDK-së