Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrime me Call Center në Prishtinë

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 12:23
Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrime me Call Center në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë të pandehurve, të dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrimi kompjuterik” përmes qendrave të thirrjeve Call Center.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarit dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe të koordinuar gjatë vitit 2026, deri më 23 tetor, në disa lokacione në Prishtinë, të cilat shfrytëzoheshin si qendra të thirrjeve.

Lokacionet e përmendura përfshijnë rrugët “Muharrem Fejza” dhe “Ali Aliu Kelmendi”, si dhe vende të tjera të identifikuara nga autoritetet.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, të pandehurit, përmes paraqitjes së rreme të fakteve dhe me role të ndara, kanë vënë në lajthim persona të dëmtuar, përfshirë shtetas suedezë dhe shtetas të tjerë të huaj, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm financiar.

Po ashtu, ata dyshohet se kanë përdorur pajisje dhe sisteme kompjuterike për të krijuar mundësi të qasjes në distancë në kompjuterët e personave të dëmtuar. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit janë paraqitur rrejshëm si përfaqësues të kompanive të investimeve financiare, duke i mashtruar viktimat për të përfituar financiarisht.

Nëntë të pandehurit janë ndaluar më 23 tetor 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë.

Prokuroria ka bërë të ditur se kërkesa për paraburgim është dorëzuar në gjykatë, ndërsa vendimi për masën e sigurisë pritet të merret nga organet kompetente.

prokurorianëntëprishtinë

Të ngjashme

Aksion i Doganës në Prishtinë – Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar, bastiset edhe një banesë

Aksion i Doganës në Prishtinë – Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar, bastiset edhe një banesë

10:47
Aksion kundër krimeve kibernetike, nëntë të arrestuar për mashtrimin e suedezëve

Aksion kundër krimeve kibernetike, nëntë të arrestuar për mashtrimin e suedezëve

15:49
Vrau vëllain për çështje pronësore – Prokuroria në Pejë ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasje në Bokshiq të Klinës

Vrau vëllain për çështje pronësore – Prokuroria në Pejë ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasje në Bokshiq të Klinës

09:08

Më shumë nga Lajme

  • 13:04Gjini: Kosova s’ka përfituar nga kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend
  • 12:24Aleanca paralajmëron interpelancë për energjinë, Gjini: Kosova është në kolaps, importi ka kushtuar 27 milionë euro vetëm në shtator
  • 11:53"Ky është një moment përcaktues", Çitaku: Votoni Koalicionin Shqiptar me numrin 17
  • 11:34Profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protestë, i drejtohen Qeverisë me disa kërkesa
  • 11:33Zgjedhjet në Serbi, Ali Ahmeti: Pjesëmarrja masovike është një mundësi për të forcuar përfaqësimin demokratik të shqiptarëve