Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksion i Doganës në Prishtinë – Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar, bastiset edhe një banesë

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 10:47
Aksion i Doganës në Prishtinë – Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar, bastiset edhe një banesë

Dogana e Kosovës, mbrëmë pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, ka organizuar dhe realizuar një operacion kontrolli ndaj një biznesi në Prishtinë që merret me tregtimin e telefonave mobilë.

Operacioni, sipas njoftimit, fillimisht është përqendruar në kontrollin e lokalit afarist, ndërsa më pas, bazuar në informacionet operative, kontrolli është zgjeruar edhe në një banesë në afërsi të biznesit, e cila shfrytëzohej për fshehjen dhe ruajtjen e telefonave mobilë të kontrabanduar.

“Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 113 telefona mobilë të kontrabanduar, të markave dhe modeleve të ndryshme, përfshirë Apple iPhone, Samsung Galaxy, Xiaomi, Redmi, POCO, Google Pixel, OnePlus dhe Huawei”.

“Për të gjithë telefonat e zbuluar, personi përgjegjës nuk ka poseduar dokumentacion që dëshmon origjinën e ligjshme të mallrave, importimin e tyre përmes procedurave të rregullta doganore apo pagesën e detyrimeve përkatëse doganore”, ka thënë Dogana në njoftim.

Si rezultat i këtij operacioni, ky institucion tha se të gjithë telefonat mobilë janë ndaluar nga Dogana e Kosovës, ndërsa ndaj personit të dyshuar janë ndërmarrë veprimet procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana tha se personi i dyshuar është intervistuar nga zyrtarët kompetentë dhe, me urdhër të prokurorit të rastit, është liruar për t’u proceduar në procedurë të rregullt.

kontrabanduarprishtinëtelefona

Më shumë nga Lajme

  • 11:34Profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protestë, i drejtohen Qeverisë me disa kërkesa
  • 11:33Zgjedhjet në Serbi, Ali Ahmeti: Pjesëmarrja masovike është një mundësi për të forcuar përfaqësimin demokratik të shqiptarëve
  • 11:11Presidentja fton banorët e Luginës: Votoni për sa më shumë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë
  • 10:27Rrustem Mustafa bën thirrje për unitet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Kush e shfrytëzon këtë çështje, nuk do të ketë sukses
  • 10:26Nafta shtrenjtohet sërish, thyen rekordin e muajve të fundit