Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria kërkon dënimin e Sveçlës: Bombola e gazit konsiderohet armë

GD
Gazeta Demos28 gusht 2026 në 10:26
Prokuroria kërkon dënimin e Sveçlës: Bombola e gazit konsiderohet armë

Prokurori Avni Namani ka kërkuar dënimin e ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla, në fjalën përfundimtare në rastin gjyqësor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018.

Prokurori Namani tha se, bazuar në raportet e ekspertizave, bombola e gazit lotsjellës konsiderohet armë.

Ai bëri të ditur se prokuroria ka hequr dorë nga ndjekja për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, për shkak të parashkrimit, ndërsa kërkoi që Sveçla të shpallet fajtor dhe të dënohet për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm.

“E ndryshon dispozitivin e aktakuzës, ashtu që tani duhet të jetë, i pandehuri Xhelal Sveçla, në vitin 2018, në sallën e seancave plenare të Kosovës, gjatë mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme plenare, ka përdorur armë, bombolën e gazit lotsjellës me përmbajtje të…, në mënyrë frikësuese ndaj deputetëve dhe personave të tjerë në sallë, ashtu që në disa raste gjatë asaj seance e ka aktivizuar bombolën dhe e ka hedhur brenda sallës së seancave plenare pa asnjë paralajmërim paraprak, pa iu lënë atyre mundësi largimi, duke shkaktuar përhapjen e gazit irritues në hapësirën e mbyllur të sallës, në atë mënyrë që personat e pranishëm, nga frika për shëndetin e tyre, janë detyruar që të lëshojnë seancën e Kuvendit dhe seanca është ndërprerë. Ka kryer veprën penale të përdorimit të armës dhe mjetit të rrezikshëm. Prokuroria heq dorë nga vepra për pengim të personit zyrtar për shkak të parashkrimit të kësaj vepre, pjesa tjetër mbetet e njëjtë. Propozoj gjykatës që të pandehurin ta gjejë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit”, tha ai.

Ndryshe, në këtë rast po akuzohen edhe Fitore Pacolli-Dalipi, Drita Millaku dhe Salih Zyba, mirëpo për Sveçlën procedura është veçuar.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 qershor 2024, ka konfirmuar aktakuzën ndaj Sveçlës, Millakut, Zybës dhe Pacolli-Dalipit për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend në mars të vitit 2018.

Vendimin e Themelores më pas e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

Në seancën fillestare, të mbajtur më 26 mars 2024, katër të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Ministri Sveçla dhe tre deputetët Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi akuzoheshin edhe për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, por për këtë vepër, në seancën fillestare, gjyqtari i rastit, Sabit Sadikaj, kishte njoftuar se kishte arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

Në tetor të vitit 2021, Ekonomia Online kishte raportuar ekskluzivisht për aktakuzën e ngritur ndaj ministrit Sveçla dhe deputetëve Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi.

Sipas aktakuzës, e cila rezulton të jetë ngritur më 29 korrik 2019, Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare.

Aty thuhet se, si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit, me ç’rast ishte pamundësuar vazhdimi i seancës.

Me këtë, secili veç e veç akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375, paragrafi 1, i kodit penal, për të cilën kryerësi dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Ndërkaq, sipas dispozitivit të dytë, thuhet se secili veç e veç ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, nga neni 409, paragrafi 1, i kodit penal, pasi kanë penguar deputetët e Kuvendit të Kosovës në kryerjen e detyrave zyrtare. Kryerësi i kësaj vepre dënohet me burgim prej tre muajsh deri në tre vjet.

gazitprokuroriaarmë

Të ngjashme

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, ndryshohet aktakuza ndaj Xhelal Sveçlës

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, ndryshohet aktakuza ndaj Xhelal Sveçlës

10:05
Xhelal Sveçla në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës

Xhelal Sveçla në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës

09:46
Prokuroria deklarohet për krimin e rëndë në Prizren ku vdiq 14-vjeçari

Prokuroria deklarohet për krimin e rëndë në Prizren ku vdiq 14-vjeçari

09:19
Shpallet sot aktgjykimi në rigjykimin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend

Shpallet sot aktgjykimi në rigjykimin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend

09:11

Më shumë nga Lajme

  • 11:08Mbrojtja e Sveçlës kërkon aktgjykim lirues: Ekspertiza nuk lidhet me mjetin që pretendohet se është përdorur
  • 11:01Detaje shokuese të sulmit seksual në Prishtinë, 22-vjeçari rrëfen se i dyshuari e ftoi të shkonte në terr
  • 10:56QMK: Katër zjarre aktive dhe tre nën kontroll, gjithsej ka pasur 31 vatra
  • 10:55Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e stafit të fabrikës së municioneve në Jahoc
  • 10:51Ndryshojnë rregullat e “Prishtina Parking”, bllokimi i veturave vetëm me urdhër të Inspeksionit