Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokurori kërkon që Konjufca të shpallet fajtor dhe të dënohet, mbrojtja aktgjykim lirues

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 11:03
Prokurori kërkon që Konjufca të shpallet fajtor dhe të dënohet, mbrojtja aktgjykim lirues

Në fjalën përfundimtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rigjykimin ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca i cili akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, prokurori Dardan Çela kërkoi që i akuzuari të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet një dënim meritor, ndërkaq mbrojtësja e Konjufcës, avokatja Arbnora Zeqiri tha se presin që Gjykata të nxjerrë aktgjykim lirues.

Prokurori Dardan Çela tha se mbetet pranë fjalës përfundimtare të dhënë në shqyrtimin e kaluar gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ai tha se Prokuroria vlerëson se i akuzuari me veprimet e tij që i ka ndërmarrë në ditën kritike, është fajtor dhe i përgjegjshëm.

“Dhe nuk ka asnjë rrethanë që do ta lironte nga përgjegjësia penal. Andaj, propozoj që të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet një dënim meritor sipas ligjit të Kosovës”, tha prokurori Çela.

Po ashtu, Çela shtoi se sa i përket lartësisë së dënimit, Gjykata duhet të marrë parasysh si rrethanë rënduese shkallën e lartë të dashjes për kryerjen e veprës penale dhe rrezikshmërinë konkrete të veprës penale.

E gjithë kjo, sipas prokurorit, duke marrë parasysh faktin se vendi ku është përdorur gazi lotsjellës, ka qenë vend i mbyllur dhe institucion publik ku kanë qenë të pranishëm edhe persona tjerë.

Ndërkaq, mbrojtësja e Konjufcës, avokatja Arbnora Zeqiri deklaroi se nuk ka arritur të provohet se kush e ka hedhur gazin lotsjellës.

Sipas saj, fakti që prokurori përmendi që ishte gjetur një bombolë e zbrazët afër karriges ku ka qenë i ulur i akuzuari, nuk e vërteton se ai e ka hedhur atë dhe se kjo nuk vërtetohet as nga deklarimet e të akuzuarit në Polici.

Kjo ngase, avokatja thotë se gjykata nuk mund të bazojë vendimin e vet në deklaratat e mëparshme por vetëm në atë që është thënë në shqyrtim gjyqësor.

Zeqiri deklaroi se janë të bindur se Gjykata nuk ka si të veprojë ndryshe, por vetëm të nxjerrë aktgjykim lirues ndaj të mbrojturit të saj për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Në fazën e mbrojtjes, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca u mbrojt në heshtje në rigjykimin ku po akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

“Deklarohem i pafajshëm dhe nuk kam kurrfarë komenti shtesë”, deklaroi Konjufca.

Pasi gjyqtarja Edita Çanta e pyeti nëse po mbrohet në heshtje, i akuzuari e pohoi.

prokurorifajtorshpallet

Më shumë nga Lajme

  • 11:52‘‘Mot me diell, ditë e madhe’’, shkoi në RMV për nisjen e punimeve në autostradën Shkup-Bllacë, Kurti pritet nga Mickoski
  • 11:40Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje
  • 11:39Haxhiu pret në takim lamtumirës Guerot, e falënderon për angazhimin dhe bashkëpunimin
  • 11:38Gjenerali amerikan Wikoff: KFOR-i do të mbetet i pranishëm në zonat përreth Urës së Ibrit
  • 11:37Konjufca: VV-ja i ka emrat për president konsensual, po e presim LDK-në