Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Presidenca jep detaje për darkën e punës së Osmanit me komandantin e KFOR-it, në fokus situata e sigurisë

GD
Gazeta Demos2 shtator 2025 në 11:40
Presidenca jep detaje për darkën e punës së Osmanit me komandantin e KFOR-it, në fokus situata e sigurisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar mbrëmë një darkë pune me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.

Presidenca njoftoi se Osmani dhe Barduani biseduan për zhvillimet më të fundit të sigurisë në vendin tonë.

Ky takim ishte në vazhdën e takimeve të rregullta me komandantin e KFOR-it, si dhe në prag të përfundimit të mandatit të tij. Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për angazhimin e pandërprerë të tij dhe të ushtarëve të KFOR-it në mirëmbajtjen e paqes dhe të sigurisë në Kosovë në bashkëpunim me institucionet e sigurisë në Kosovë.

Ajo ritheksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve tona të sigurisë dhe KFOR-it, si garanci për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim.

Për takimin ka njoftuar mbrëmë edhe misioni paqeruajtës i NATOS në Kosovë, KFOR, ku është bërë me dije se temë diskutimi ka qenë situata e sigurisë, por edhe zhvillimet politike.

Barduani ka ritheksuar edhe rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të vazhdueshëm mes KFOR’it dhe organizatave të sigurisë në Kosovë si faktor kyç për stabilitetin.

“Gjeneral Barduani uroi për një zgjidhje të shpejtë të ngërçit parlamentar dhe ritheksoi rëndësinë e koordinimit të rregullt dhe komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë në Kosovë si faktor kyç për stabilitetin.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 10:00Policia arreston personin që dyshohet se e kërcënoi kryesuesin e KQZ-së
  • 09:35Vala e të nxehtit kaplon Kosovën, IHK dhe IKSHPK dalin me rekomandime
  • 09:26Vritet influenceri meksikan, ishte live në TikTok
  • 09:25Ndodhej në një situatë të rrezikshme, Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë një 30-vjeçare në Kaçanik
  • 09:19Lirohet nafta në Kosovë