Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatimin” e presidentes Osmani

GD
Gazeta Demos9 mars 2026 në 10:37
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatimin” e presidentes Osmani

Presidenca e Kosovës ka dënuar ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për “pushkatimin” e presidentes Vjosa Osmani.

Në reagim thuhet se kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo sipas presidencës, nuk ka të bëjë me kritikë apo opinion, por me një gjuhë të rrezikshme që nxit urrejtje dhe normalizon dhunën.

“Kosova nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë vend ku aktivistë politikë vetëshpallen gjykatës dhe shpallin dënime me jetë për figura të zgjedhura nga qytetarët. Mentaliteti që prodhon gjuha e tillë është pikërisht mentaliteti që për dekada e ka mbajtur peng debatin publik me etiketime, shpifje dhe linçime”, thuhet tutje në reagim.

Ndër të tjera, Presidenca ka theksuar se Osmani nuk është “vegël” e askujt dhe as pjesë e fantazive konspirative për kinse tradhti.

“Ajo është Presidente e Republikës së Kosovës, e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që ushtron mandatin e saj mbi bazën e Kushtetutës. Ata që sot flasin për “tradhti” dhe “pushkatim” dhe shtyjnë përpara shpifjet e konspiracionet, në fakt janë duke bërë thirrje për dhunë e vrasje politike”.

“Kosova ka paguar shumë për lirinë e saj që të tolerojë sot gjuhë linçuese ndaj institucioneve të saj. Thirrjet për “pushkatim” nuk janë retorikë politike, por nxitje e drejtpërdrejtë për dhunë dhe krim. Kushdo që mendon se mund ta frikësojë një Presidente me shpifje apo kërcënime të tilla, thjesht po dëshmon se nuk e ka pranuar ende se jetojmë në Republikë demokratike. Presidenca e Republikës së Kosovës u bën thirrje organeve kompetente të rendit dhe drejtësisë që të merren urgjentisht me këto raste dhe ta trajtojnë në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 17:41Ukshini pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së: Shteti duhet të mobilizohet
  • 17:40Baraliu: Kosova është në emergjencë kombëtare pas vendimit të Hagës, kërkohet mobilizim dhe unitet politik
  • 17:31Prenkaj: Vendimi për katërshen e UÇK-së duket se nuk e ka prekur Qeverinë
  • 17:29Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së
  • 17:15Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve, Vlora Çitaku i kërkon Hagës që ta publikojë aktgjykimin e plotë e pa asnjë redaktim