Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Policia sqaron ndalimin e hyrje-daljeve dhe parkimit në Kuvend e Presidencë

GD
Gazeta Demos8 shtator 2026 në 16:44
Policia sqaron ndalimin e hyrje-daljeve dhe parkimit në Kuvend e Presidencë

Policia e Kosovës ka sqaruar se më 8 shtator 2026 është ndaluar hyrja-dalja dhe parkimi i automjeteve në hapësirat e parkingjeve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës, me përjashtim të veturave zyrtare të këtyre institucioneve.



Sipas Policisë, kërkesa është bërë nga Drejtoria e Shërbimeve Teknike të Kuvendit, e cila përmes një shkrese zyrtare ka kërkuar që gjatë kësaj dite të mos lejohen automjete në parkingjet e ndërtesave.

Arsyetimi i dhënë për këtë masë është pastrimi i oborrit dhe hapësirave të parkingjeve me mekanizëm adekuat, në të gjitha hyrje-daljet dhe parkingjet e objekteve.



Njoftimi:

NJOFTIM PËR MEDIA

Prishtinë, 08 shtator 2026

Policia e Kosovës (PK), pas pranimit të disa kërkesave/pyetjeve nga mediume të ndryshme dhe me qëllim të informimit të drejt të mediave dhe opinionit të gjerë, përmes kësaj komunikate zyrtare bënë publike informacionet lidhur me hyrje-daljet dhe parkimin e veturave në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Presidencës.

Zyrtarë kompetent nga Drejtoria e Shërbimeve Teknike të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes shkresës zyrtare kanë njoftuar dhe njëherit kërkuar nga Policia e Kosovës, që me datën 08.09.2026, përveç veturave zyrtare të Kuvendit dhe Zyrës së Presidentes së Kosovës, të mos lejohen Hyrje-Daljet në vend parkingjet e ndërtesës të asnjë automjeti.

Arsyeja e kësaj ndalese për datën 08.09.2026, sipas kërkesës zyrtare ishte pastrimi i oborrit dhe vend parkingjeve me mekanizëm adekuat, në të gjitha hyrjet – daljet dhe parkingjet e objekteve, përderisa ditëve në vijim shkresa parasheh kthimin e procedurave të rregullta të hyrje-daljeve dhe parkimit për personat e autorizuar.

Policia e Kosovës, është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, përfshirë edhe në rastin e zbatimit të kërkesave zyrtare të institucioneve të RKS-së.

kosovëspoliciazyrtare

Të ngjashme

Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?

Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?

12:55
“Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend

“Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend

12:12
Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK s’mbështet iniciativa që s’mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës

Osmani kundër përmbysjes së vetos për ligjin: LDK s’mbështet iniciativa që s’mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës

10:48
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, ky është rendi i ditës

07:45

Më shumë nga Lajme

  • 13:15Dramë në një shkollë në Mostar të BeH-së: Një nxënës aktivizon një bombë tymuese
  • 13:13Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: Nuk kam hapur procedurë disiplinore
  • 12:53Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave
  • 12:19Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?
  • 12:14Kurti në Irlandë: Duam të hyjmë në NATO e BE, por fillimisht na duhet statusi i vendit kandidat