Policia ka bërë të ditur se në Mitrovicën e Jugut ka realizuar hetime të zgjeruara lidhur me një rast të dhunës në familje dhe mbi bazën e dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se bastisjet janë realizuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të gjata, një pistoletë me katër karikatorë, si dhe 447 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
